Connect with us

Aktuale

Si shpjegohet ngritja me 10 cm e nivelit të tokës, flet eksperti gjerman

Published

on

Profesor Frederik Tilmann, drejtues i sektorit të sizmologjisë në Qendrën gjermane të Studimeve Gjeologjike (GFZ) në Potsdam shpjegon për DW dukurinë sizmike me goditjet pasuese të tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

DW: Tërmeti i rëndë i së martës (26.11) në Durrës dhe Thumanë, që shkaktoi dëme të paimagjinueshme, është shoqëruar me lëkundje të tjera, duket sikur toka nuk po gjen qetësi. Si shpjegohet ky aktivitet kaq intensiv sizmik në këtë periudhë në zonën Adriatikut?

Frederik Tilmann: Një tërmet i fortë ndikon jashtë mase në tendosjen e terrenit në afërsi të lëkundjeve. Aty ku tensionet në tokë rriten, mund të shkaktohen tërmete të tjera, të ashtuquajturat tërmete pasuese. Në përgjithësi në ditët në vijim aktiviteti reduktohet mjaft shpejt, pastaj më me ngadalë dhe për këtë ka edhe prognoza me 6 tërmete pasuese me M> = 4.5 në 24 orët e para pas tërmetit kryesor dhe 3 goditje pasuese në 24 orët e mëtejshme. Por mund të ndodhë që edhe më vonë aktiviteti i tij të ripërtëritet, sidomos kur tërmetet pasuese janë të forta. Produktiviteti i sekuencave të tërmeteve pasuese është mjaft i ndryshëm në termete të ndryshme, dhe tërmeti në Shqipëri ka shkaktuar një numër të madh tërmetesh pasuese për shkak të magnitudës.

DW: Nga vrojtimi i vlerave të magnitudës dhe frekuencës së lëkundjeve të vazhdueshme a mund të nxirret ndoshta një pasqyrë e të bëhet një parashikim i mundshëm se sa mund të zgjasë një fazë e tillë dhe nëse mund të ketë lëkundje pasuese me magnitudë te lartë?

Frederik Tilmann: Për fat të keq këtu nuk mund të bëhen pohime të sigurta, por mund të jepen vetëm të dhëna statistikore. Mund të priten edhe më tej tërmete pasuese me magnitudë më të madhe se 5. Por lajmi i mirë është, se aktiviteti do të zbehet gradualisht ditët e ardhshme. Për fat të keq nganjëherë ka sekuenca më të gjata të tërmeteve të një force të konsiderueshme si në Italinë qendrore në vitet 2016 dhe 2017. Deri tani shkencëtarët nuk mund të përjashtojnë përfundimisht se mund të ketë një tërmet edhe më të madh, por me siguri ky skenar nuk është i mundshëm.

DW: Si shpjegohet ngirtja me 10cm e nivelit të tokës pranë Durrësit prej tërmetit të fundit, që është matur nga sateliti Sentinel-1 i ESA (European Space Agency)?

Frederik Tilmann: Edhe pse tërmeti ka ndodhur në thellësi prej afro 24 km dhe fraktura nuk e ka arritur sipërfaqen e Tokës, tërmeti shkakton tkurrjen e terrenit (siç shpjeguam më lart lidhur me goditjet pasuese), që në këtë rast çon në ngritjen e sipërfaqes së tokës. Në vende të tjera mund të shkaktohet një ulje e lehtë, por në tipe të tilla të tokës mbizotëron ngritja e sipërfaqes. Në epokat gjeologjike miliona vjeçare efektet e grumbulluara prej mijëra tërmetesh mund të çojnë në formimin e maleve si të Dinarideve.

DW: Shtypi shqiptar citonte një artikull të një gazete të vitit 1943 mbi një studim të italianit Carlo Morelli, i cili në librin “Carta sismica del l ‘Albania” e konsideron Shqipërinë të dytën në botë pas Japonisë, përsa i përket rrezikut të prekjes nga tërmetet.

Sikur edhe një farë të vërtete të këtë kjo, do të duhej që në ndërtimin e banesave në të ardhmen t’i kushtohet vëmendje e posaçme standarteve të ndërtimit dhe sigurisë sizmike.

Frederik Tilmann: Pa dyshim se tërmetet në Japoni për nga përmasat më të forta dhe më të shpeshta dhe tërmetet me magnitudë 6,4 si tërmeti në Shqipëri nuk janë gjë e rrallë.

Sidoqoftë shumica e tyre ndodhin nën tokë në një farë distance nga bregdetit dhe për këtë arsye nuk shkaktojnë tronditje të mëdha në tokë. Megjithatë rreziku nga tërmetet në Japoni është tepër më i lartë sesa në Shqipëri.

Pas tërmetit në Kobe më 1995 Japonia ka ndërmarrë shumë masa, veçanërisht me standarde strikte ndërtimi, duke u bërë një nga vendet më të mira në botë për t’u përballur me një tërmet. Shqipëria është padyshim në një zonë shumë të rrezikuar nga tërmeti në Evropë së bashku me vendet e tjera të Ballkanit, Italinë, Greqinë dhe Turqinë.

Për këtë arsye është padyshim e domosdoshme që banesat të ndërtohen apo të fortifikohen, në atë mënyrë që të mos shemben as nga dridhje shumë të forta./DW

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending