Featured
Si prodhohen zinxhirët [video]
Keni menduar ndonjëherë se si bëhen zinxhirët, këto mjete me përdorim kaq të gjerë që mbajnë dhe ngrehin struktura të ndryshme të rënda. Epo, mënyra se si vie deri tek krijimi i tyre është surprizuese.
Një çikrik rrotullues lakon fijet e telit dhe i vendos në unazën prej çeliku e prej këtu në kutinë e ngjyrosjes së çelikut ku lubrifikohet teli nga lyra brenda kutisë. Pastaj teli bëhet më i hollë sipas procesit në video dhe pas kalimit në çikrik rrotullues bëhet më i fortë, më i rëndë dhe më i ngushtë.
https://www.facebook.com/thisisinsiderdesign/videos/364836950524607/
Mjeti elektrik i quajtur “grykë” e zhvendosë nga të gjitha anët dhe e lëviz telin përpara. Tjetra “grykë” shtyn mbi tel duke e lakuar përreth shkopit të çelikut. Formohet një formë prej shkronjës C të cilën një tjetër makinë formuese e mbyll duke krijuar lidhjen e parë të zinxhirit. Ndërsa “gryka” tjetër krijon lidhjen tjetër. Makina tjetër prodhon një zinxhir të lidhjeve që secila përbëhet nga një lak i dyfishtë i telit që i ngjan një figure 8 për t’i varur dritat. Pajisja tjetër prodhon zinxhirë që janë të aftë të bartin ngarkesa më të rënda.
Një mjet përforcues shtyn shufrat drejt cilindrave të cilat i rregullojnë ato. Pastaj prerësit e çelikut bëjnë prerje në të dyja anët. Këto prerje përcaktojnë vendin në të cilin shufra do të pritet në pjesë të madhësisë së lidhjes. Një thikë e mekanizuar bën prerjen finale ndërsa krahët e cilindrit bëjnë lak pjesën e prerë të shufrës përreth gishtit të çelikut.
Këto krahë ushtrojnë tone presioni në mënyrë që ta formësojnë shufrën. Pas krijimit të lidhjeve, një mjet si pinca e kap dhe e rrotullon atë. Kjo e pozicionon lidhjen e kompletuar dhe krijon mundësi për lidhje me tjetrën nëse është e formësuar.
Tani një sistem rrotullash vendos zinxhirin e sapo salduar në një unazë që e trajton nxehtësinë. Rryma elektrike kalon përmes unazës prej bakri dhe e ngrohë zinxhirin derisa ta merr ngjyrën e portokalltë në 940 gradë celsius. Rrotulla e ul çelikun në një tub uji në mënyrë që të freskohet. Ndryshimi ekstrem i temperaturës ndryshon strukturën molekulare të çelikut duke e bërë shumë më të rëndë.
Përvoja e lë çelikun pak të thyeshëm çka çon në një unazë tjetër nxehtësie jo të nxehtë sikur e para dhe pastaj në një tjetër “dush” të freskët. Kjo e heq brishtësinë dhe i jep çelikut një zgjatje.
Shikojeni videon për ta kuptuar procesin. /Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login