Connect with us

Aktuale

Si po e zhduk ISIS-i historinë e botës, bashkë me kryeveprat arkitekturore

Published

on

Lufta e dyfishtë e të vetëquajturit “shteti islamik”- ISIS, që po i jep fund jetëve të shumë personave, e objekteve të kulturave të ndryshme vazhdon të shpërfaqet në shumë vende të botës, veçanërisht tek vendet me zanafillë të lashtë të qytetërimit dhe vendet që mendojnë shumë më ndryshe se ata.

Ndër pikësynimet kryesore të këtij grupi është edhe zhdukja një herë e mirë e të gjitha provave historike e traditave të kulturave të ndryshme.

Në një artikull të “Arch2o”, autori Hazem Raad tregon se si ISIS-i po i jep fund objekteve më ikonike arkitekturore në vendet si Palmira, Khorsabadi, Timbuktu, Harta, etij.

Sipas tij, shteti i ashtuquajtur barbar është i fokusuar kryesisht në shtrëngimin e kontrollit të saj ushtarak në rajonet e Irakut dhe Sirisë, dy nga vendet më të vjetra, të mbushura me thesare arkitekturore që e rrethojnë atë nga çdo drejtim. 

Ai thekson se “shtet i ri”  tashmë ka shkatërruar dhjetëra vende historike të Sirisë dhe Irakut, disa prej të cilave ishin të regjistruara në listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s.

Sipas Raad, qëndrimi në ISIS-it është edhe më i lehtë pasi që forcat e shumta të armatosura që e kundërshtojnë atë, janë ose  të shkatërruara ose të reja e të paorganizuara. Një arsye tjetër e dhënë nga ai, është shfrytëzimi ISIS-it duke formuar aleanca me disa fise dhe duke shkuar në luftë me fise tjera. Arsyeja e tretë është mungesa e ndonjë ideologjie solide.

Ai thotë se të gjitha veprat e ISIS-it mbështeten në tekste të gabuara e historikisht të rreme.

“Kjo tregon qartë se çfarë ISIS-i dëshiron t’i bëjë vendeve të tjera muslimane dhe kulturave të tyre, duke përfshirë edhe vendet e Perëndimit, thjesht se ata nuk e ndjekin atë që sipas tyre konsiderohet interpretimi i saktë i Islamit” thekson Raad.

Më poshtë mund ta gjeni artikullin e plotë:

Kam pasur dhjetra shanse për të vizituar Palmirën gjatë jetës sime, por, duke qenë një qytetar vendas, asnjëherë nuk e kam bërë për shkak se e kam marrë ekzistencën e saj si të përjetshme. Sot, rreziku që rri pezull rreth qytetit të lashtë, është tragjik edhe për të huajt. Në fakt, trashëgimia e thesareve arkitektonike dhe artistike në Levant po përballet me një rrezik të paprecedentë. Të gjitha aspektet për vlerat kulturore apo trashëgiminë po bien poshtë. Ekzaminimi kaotik i historisë botërore po mbizotëron.

Vendosur në një udhëkryq të artë në mes të Rrugës së Vogël të Mëndafshit, qyteti i Palmirës është shtëpia e disa prej rrënojave më antike të lashtësisë; e bazave greko-romake, të krijuara nga arkitektët e fundit persian dhe arabë. Qyteti është një nga bizhuteritë e arkitekturës së lashtë, të kapur tani nga “Shteti Islamik”; një i ashtuquajtur shtet, i sapoformuar që rekruton anëtarët e tij nga ekstremistët e gjithë botës. Ky shtet përbën rrezikun më të madh në qytete që nga lufta romake.

Edhe pse ISIS është i sapokrijuar dhe megjithëse anëtarët e saj mezi numërohen në krahasim me ushtritë e shteteve aktuale, levizja e ISIS-it, e pranuar tani para organizatave të tjera terroriste në botë, sjellë luftra të vazhdueshme. Rrethanat e tilla e kanë ndihmuar atë të plaçkisë bankën e Mosulit, të kontrollojë pasuritë më të mëdha të naftës në Siri, duke u bërë kështu organizata më e pasur terroriste në botë.

Shteti i ashtuquajtur barbar është i fokusuar kryesisht në shtrëngimin e kontrollit të saj ushtarak në rajonet e Irakut dhe Sirisë, dy nga vendet më të vjetra, të mbushura me thesare arkitekturore që e rrethojnë atë nga çdo drejtim. Ky “shtet i ri”  tashmë ka shkatërruar dhjetëra vende historike të Sirisë dhe Irakut, disa prej të cilave ishin të regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s. Ata shkuan më tej duke shkatërruar edhe shumë vende tjera historike.

Qëndrimi në ISIS-it është edhe më i lehtë pasi që forcat e shumta të armatosura që e kundërshtojnë atë, janë ose  të shkatërruara ose të reja e të paorganizuara. Një arsye tjetër është shfrytëzimi ISIS-it duke formuar aleanca me disa fise dhe duke shkuar në luftë me fise tjera. Arsyeja e tretë është mungesa e ndonjë ideologjie solide. Të gjitha veprat e ISIS-it mbështeten nga tekstet e gabuara, historikisht të rreme.

Shtylla e vetme e fortë e Shtetit Islamik është mungesa e tolerancës ndaj të gjitha feve, shteteve, traditave dhe zakoneve të ndryshme nga ato – një ideologji që kundërshton të gjitha mësimet e Islamit. Sidoqoftë, ligësia që kjo organizatë shihet edhe ndaj thesareve historike.

Më poshtë mund t’i gjeni disa nga shembujt më pak të njohur të veprimeve të saj barbare:

Khorsabadi- kryeqyteti i Perandorisë së vjetër Asiriane (Irak)

Ministria e Turizmit të Irakut bëri të ditur në fillim të marsit të 2019-tës se sipas raportit të marë, kapitali i lashtë asirian i Khorsabad-it ishte shkatërruar.

“Ne kemi paralajmëruar edhe më parë dhe vazhdojmë të paralajmërojmë sërish se ato banda dhe ideologjia e tyre e sëmurë do të vazhdojë të shkatërrojë dhe të vjedh objekte për sa kohë që nuk ka një pengesë të fortë”, ishte shprehur ministria në një prononcim.

Mbreti asirian Sargoni II ndërtoi një pallat në Khorsabad midis viteve 717 dhe 706 para Krishtit. Këtë gjë e bëri të ditur Instituti Oriental i Universitetit të Çikagos, i cili ndihmoi në eksplorimin e vendit gjatë shekullit të kaluar. Khorsabad, ishte një nga tri qytetet që shërbeu si kryeqytet gjatë sundimit të  asaj perandorie dhe u braktis pas vdekjes së Sargonit në vitin 705 para Krishtit.

Instituti Oriental i Universitetit të Cikagos thotë se pallati në Khorsabad ishte i pazakontë në mesin e pallateve asiriane për shkak të inovacioneve të tij stilistike, ruajtjes së ngjyrës dhe dokumentacionit të gjerë antik të shkruar lidhur me organizimin e projektit të ndërtimit.

https://www.youtube.com/watch?v=ZtjZdzzB5TI

Varret e Timbuktus dhe Biblioteka (Mali)

Mbi 20 mijë dorëshkrime historike janë shkatërruar ose grabitur nga ekstremistët islamikë në Mali, në vitin 2013.

Një raport nga Euronews-i, i 29 janarit të 2013-tës tregon se militantët islamikë shkatërruan një nga varrezat e rëndësishme lokale në Timbuktu dhe i vunë zjarrin bibliotekës lokale, me shpresën për të shkatërruar librat dhe dorëshkrimet e “paçmueshme”.

Biblioteka lokale strehon mijëra dorëshkrime të vjetra dhe varret sufite që ndodhen brenda qytetit. Kjo ishte një përpjekje për të shkatërruar kulturën e veçantë islame të Malit dhe trashëgiminë e pasur intelektuale që po fillon të zbulohet dhe të vlerësohet shumë nga studiuesit perëndimorë. Kjo tregon qartë se çfarë ISIS-i dëshiron t’i bëjë vendeve të tjera muslimane dhe kulturave të tyre, duke përfshirë edhe vendet e Perëndimit, thjesht se ata nuk e ndjekin atë që sipas tyre konsiderohet interpretimi i saktë i Islamit.

Hatra- qyteti që i rezistoi romakëve

Në vitin 2014, ISIS-i mori përsipër qytetin e lashtë e të shkatërruar të Hatras – ose al-Hadr në gjuhën arabe – duke e përdorur atë për të ruajtur armë dhe municion, për të luftuar dhe për të ekzekutuar të burgosurit.

“Shkatërrimi i Hatrës shënon një kthesë në strategjinë e tmerrshme të spastrimit kulturor që po zhvillohet në Irak”, tha në një deklaratë Abdulaziz Othman Altwaijri, Drejtor i përgjithshëm i Organizatës Islamike të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Sipas UNESCO-s Hatra është një “shembull i shkëlqyeshëm” i një qyteti të fortifikuar.

Lista vazhdon. Vendet e njohura historike, të shkatërruara nga numri i ISIS-i kapin numrin njëzet, disa prej të cilave asnjëherë nuk e përmendën në medie. Derisa UNESCO përpiqet tej mase për të bërë deklarata në lidhje me përpjekjet dëshpëruese për t’u përballur me të ashtuquajturin “shteti islamik” bashkësia lokale në këto vende, gjithashtu po sforcohet shumë që t’i parandalojë shkatërrimet.

Arkitektët vendas kanë punuar ditë e natë, duke dokumentuar dhe mbrojtur monumentet historike të Sirisë dhe Irakut. Përpjekjet kanë rezultuar me disa projekte shumë të dobishme deri më tani, si “Shoqata Siriane për Ruajtjen e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë”; një projekt sirian për të mbrojtur dhe dokumentuar monumentet e Sirisë, “ITN-DCH”, një projekt irakian që krijon kopje 3D të objekteve historike, “Trashëgimia për Paqe” një OJQ shumëkombëshe e interesuar për arritjen e një baze solide për një zgjidhje urgjente të çështjes së shkatërrimit të trashëgimisë në Siri.

Reagimet e tjera ndaj akteve të ISIS-it përfshijnë peticione, vepra arti e shumë gjëra tjera. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja ishin punëtoritë e organizuara nga universitetet lokale në koordinim me organizatat ndërkombëtare si Arkitektët pa Kufinj, që për shembull organizuan një seminar në Universitetin e Damaskut për adresimin e luftës së vazhdueshme dhe efektet e saj në arkitekturën e vendit.

Nuk ka asnjë garancion për përjashtimin e ndonjë prej thesareve arkitekturore nga një shaktërrim i radhës.

Novelisti dhe historiani Tom Holland shpjegon pasojat katastrofike të veprimeve të IS-it duke thënë se “shkatërrimi i madh i Palmirës nuk do të ishte thjesht një tragjedi për Sirinë. Do të ishte një humbje për botën; Mesopotaminë, Irakun, Sirinë. Ky është burimi i qytetërimit global; me të vërtetë nuk mund të jetë aksion më i lartë në drejtim të ruajtjes”. /Ndërtimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending