Aktuale
Si po e krijon hip-hop arkitektura hapësirën e vet

Pas më shumë se 40 vitesh prej kur u shfaqën festat e hip-hopit që mbaheshin nëpër shtëpia, në pjesën jugore të Bronxit, hip-hopi është bërë një forcë intriguese që riorganizon kulturën globale.
Por, në hipotezën më elementare dhe thelbësore, hip-hopi është një konfrontim i drejtpërdrejtë dhe i fuqishëm kundrejt mjedisit të krijuar.
Hip-hopi ka ndikuar edhe në arkitekturë duke u frymëzuar nga vallëzimi hip-hop. Ajo është poezia që lulëzoi nën hijet e objekteve të larta e të ç’rregullta përbrenda dhe pikëpamjeve shumëngjyrëshe të grafiteve të metrosë, përcjellë Ndërtimi.info.
Arkitektët, akademikët dhe artistët si Nate Williams, Craig Wilkins, Amanda Williams dhe James Garrett Jr. kanë shkruar, argumentuar dhe janë përplasur me idenë e arkitekturës së frymëzuar nga hip-hopi që nga fillimi i viteve 1990. Por vetëm pasi arkitekti dhe profesori Sekou Cooke mbajti një simpozium në Universitetin e Syracuse në vitin 2015, diskutimi është intensifikuar, duke arritur kulmin e afërsisë së brezit me : Lindjen e hip-hop Arkitekturës.
Përuruar dhe dizajnuar nga Cooke, ekspozita organizohet rreth tri karakteristikave kryesore: identitetit të hip-hopit, zhvillimit të hip-hopit dhe imazh të tij. Simpoziumi shfaqë edhe fotografi të artit të krijuar në shek.XXI.
“Arkitektura Hip-hop është përkthyer në ndërtesë të botës reale në një mënyrë më të thellë se ç’kisha menduar fillimisht. Unë mendoj se shumë njerëz e pranojnë se hip-hop është një hapësirë që lidhet direkt me arkitekturën. Por do të duhet shumë më tepër punë dhe shumë më tepër kohë për t’u bërë pjesë e ‘kanunit’” është shprehur Cooke.
Të përfshira në shfaqje janë edhe monumentet historike, të tilla si ajo e Amanda Williams ‘”Kjo është shkolla ime e fëmijërisë”, një kolazh multimedial i përzier që përfshinë hip-hop tekstet e shkruara mbi fotografi. Ky projekt konsiderohet si një nga shembujt më të hershëm të punës arkitekturore që i referohet mënyrës eksplicite të shfaqjes së hip-hopit.
Pjesë të tilla sigurojnë një kontekst vendimtar për shembujt e vërtetë të arkitekturës hip-hop, siç është Qendra e Arteve të Arkitektëve 4RM + ULA në St Paul, Minnesota.
Dizajni u rrit nga obsesioni për hip-hopin i themeluesit të 4RM + ULA James Garrett Jr. Ai ishte tërhequr nga arkitektura dhe dashuria për grafitet që nga fëmijëria. Ai ka bërë hulumtime të hip-hopit që lidhen me arkitekturën që nga koha kur ishte në kolegj, duke sjellur një së projektesh që konfirmojnë se me të vërtetë hip-hopi i ka hapur një rrugë të re arkitekturës.
Kjo çështje ka ngjallur shumë reagime duke i shtyer njohësit që t’i argumentojnë sa më shumë mendimet e tyre, teksa eksperimentimi për të treguar lidhjen e fortë të arkitekturës dhe kulturës hip-hop po vazhdon të shfaqet./Ndërtimi.info/
