Featured
Si ndikon energjia efiçiente në jetën tonë
Energjia efiçiente ka shumë përfitime më të mëdha sesa vetëm thjeshtë kursimi i parave. Ky infografik është një rikujtim i mirë që energjia efiçiente nuk ka të bëjë vetëm me fakturat e energjisë.
Infografika është punuar nga instutit Pembina një institut kanadez që si moto ka thënien “që punon për të zgjedhur sfidat energjetike më të mëdha“ duke zvogëluar ndikimet e dëmshme të lëndëve djegëse fosile, e që mbështet kalimin në një sistem energjetik që është i pastër dhe i sigurte për një cilësi më të lartë të jetës.
Ky institut thekson se tani duhet të veprojmë të marrim masa për të ndërtuar ndërtesa më të mira. Ndërtesat kanë jetëgjatësi të gjatë – më të gjatë se ato të termocentraleve, makinave dhe pajisjeve. Pasojat e ndërtesave joefikase do të baren tek gjeneratat e ardhshme.
Nga kjo infografikë mund të shohim disa nga benifitet e energjisë efiçiente të cilat i kemi ndarë në ato që e stimulojnë ekonominë ku si fakt kemi se 1milionë dollar investime në energji efiçiente gjeneron (3-4)milonë dollar rritje ekonomike si dhe me investimin e 1 milionë dollarëve 13 vende punë janë të krijuara.
Në anën tjetër mund të shohim paret që shkojnë direkt në xhepin tonë janë faturat përgjysmë më të lira të ngrohjes dhe jetëgjatësia e ndërtesave është më e gjatë.
Lidhur më komfortin në ndërtesa kemi atë që ndërtesat efiçiente janë më të nxehta në dimër dhe më të freskëta në verë. Këto ndërtesa janë po ashtu më të sigurta gjatë katastrofa natyrore.
Energjia efiçiente po ashtu ka impakt edhe në shëndetin tuaj. Ky impakt mund të jetë direkt dhe indirekt e që lidhen më shëndetin mendor, shëndetin respirator , sëmundjet kronike dhe mbrojtjen nga ndërimet e temperaturës. Këto masa efiçientë përmisojnë jetën tonë, në mënyre indirekte mund të rrisin produktivitetin dhe të ndikojnë në stilin tonë të jetesës.
You must be logged in to post a comment Login