Aktuale
Si kanë ndryshuar në 4 vjet prurjet e mallrave të akcizës
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/dogana-1.jpg)
Si 8-mujor, konsumi i karburanteve ka pësuar rritje me 15 për qind në raport me të njëjtën periudhe te vitit 2013,vihet në dukje në një analizë të Doganave, që merr në shqyrtim ecurinë shumëvjeçare të mallrave të akcizës.
Për karburantet vihet re se rritja ka lulëzuar në vitet elektorale. Në vitin 2013 konsumi i karburanteve, sipas doganave, u rrit me 22 për qind, për të rënë me rreth 2 për qind më 2014. Gjithashtu rritje e mprehtë e konsumit në këtë produkt u vu re vitin 2015 kur ishin zgjedhjet lokale dhe në vitin 2017 kur ishin zgjedhjet elektorale.
Në vitet 2014 dhe 2016, në të cilat nuk janë zhvilluar zgjedhje, konsumi i karburanteve ka rënë.
Nga mallrat kryesore të akcizës rënie ka pësuar vetëm konsumi i cigareve, i cili në tetëmujorin e 2017 ishte 4% më i ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013.
Gjatë kësaj periudhe rënia më e madhe e konsumit të cigareve u vu re në vitin 2014 me
rreth 20 për qind. Rënia vijoi edhe përgjatë vitit 2015 me rreth 4 për qind, ndërsa rritja e
konsumit në këtë artikull u vu re vitin e kaluar me 17 për qind. Rritja e konsumit të cigareve në raport me 2016-en ka vijuar edhe këtë vit me mbi 5%.
Të dhënat e doganave në lidhje me konsumin e cigareve nuk janë shumë afër realitetit
për shkak se vetë institucioni ka pranuar më parë se ka vështirësi për të tatuar me akcizë
prodhimin vendas.
Sipas të dhënave nga doganat rritje të fortë ka pësuar konsumi i kafesë, i cili është rritur
me 67 për qind në krahasim me vitin 2013. Kjo rritje lidhet me së shumti me politikën e
qeverisë për përjashtimin e saj nga akciza, vetëm në rast se kemi të bëjmë me kafe të
papjekur, që konsiderohet si lëndë e parë që më pas do të përpunohet industrialisht në
vend.
Madje për këtë produkt importet në dogana kanë qenë më të larta se konsumi.
Rritje të konsumit shënoi edhe birra. Këtë vit në 8 mujor konsumi ishte 29 për qind më i
lartë se në vitin 2013.
Teksa dy vitet e fundit pesha e importeve në konsum po rritet gjithnjë e më shumë.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)