Arkitekturë
Si filmat e Hollivudit formësuan arkitekturën e Los Angjelos
Që nga fillimi i Hollivudit, arkitektura dhe filmi kanë gëzuar një marrëdhënie simbiotike. Nga stadia e Romës së lashtë në anijet kozmike të science fiction, arkitektura ka luajtur një rol qendror nw shumw prej filmave. Qysh nw dinastinw e tudorwve ose nw vendbanimet spanjolle koloniale, që gjenden ende në rrugët e Hollivudit, mund të duket sikur i kanw pwrkatur studiove ku janw xhiruar filmat, ndërsa filmat aty duken hiperrealiste kur shihen në ekranin e madh.
Los Angjelos tani mburret me ndërtesën më të lartë në perëndim të Çikagos-“Qendra e Wilshire Grand” në rrethin e qytetit. “Nëse e shikoni rendin e hapjes së Blade Runner nga viti 1982 dhe shikoni se si e imagjinon horizontin e LA-së në 2019, ju nuk mund të ndihmoni që jeta shqisore ta rivalizojë artin”, thotë Chris King, një drejtor në AC Martin, projektuesi i ndërtesës. “Skena e hapjes së Blade Runner tregon ndërtesat që rriten në qiellin e natës dhe kështu është ndjerë që kjo strukturë të ngrihet nga toka. Ngritja e një lagjeje të restoranteve, salloneve, bareve, plus një lobi hotelesh 70 kate deri në qiell vetëm i shtohet ndjenjës futuriste, në një mënyrë shumë pozitive “.
Në horizontin kohor të afërt qëndron “Muzeu i ri Lucas i Artit Narrativ” projektuar nga kompania MAD Architects. Kjo strukturë e veçsntë e shekullit të 21-të do të rrijë pesë kate në ajër kur të ndwrtohet. Ndërsa është e vështirë të mos shohësh reminishenca nga filma Star Wars në dizajnin e saj të lëmuar (Luke Skywalker nga shpejtësia e filmit të vitit 1977), presidenti i muzeut Don Bacigalupi thekson se ndikimet mund të jenë më subkoshiente.
“Ma Yansong po imagjinon një lloj ndërtimi të ri dhe një metodë të re ndërtimi të koordinuar ekskluzivisht nëpërmjet computing cloud (formë e informatikës me bazë në internet që siguron burime dhe të dhëna të përpunuara kompjuterike për kompjuterë dhe pajisje të tjera në kërkesë)”, thotë Bacigalupi. “Ai kujton hapa më të gjerë imagjinative dhe teknike të George Lucas gjatë viteve 1970.” Ndërtimi fillon vitin e ardhshëm, me vizitorët e parë që priten në bord në fund të vitit 2021.
Ndërkohë, krijuesit e shquar të të kushtueshmes “Waldorf Astoria Beverly Hills” udhëtuan përsëri në kohë për frymëzim, në Epokën e Artë të Hollivudit. “Ne studiuam çdo gjë nga dekorimi i filmit në stilin e aktorëve kryesorë të Hollivudit”, thotë Pierre-Yves Rochon, dizajner i brendshëm i hotelit në Paris. “Ne ishim goditur nga tiparet e mishëruara nga karakteret e forta femërore si Gilda, të luajtur nga Rita Hayworth, dhe kemi kërkuar të përfshijmë linja të forta, kthesa joshëse dhe një ndjenjë intrigash”.
Frymëzim shtesë erdhi nga trashëgimia e pasur e L.A. e Art Deco dhe arkitektura moderne frymëzuese, veçanërisht studio ikonike në NBC Radio City në (tani e shkatërruar). “Magjia e këtyre ndërtesave, si edhe e atyre filmave të shkëlqyer të artë, është se ato janë të përjetshme”, përfundon Rochon.
Nëse kjo kulture e re emocionuese e ndërtesave është diçka për t’u ndjekur, ndikimet midis filmit dhe arkitekturës, qoftë eksplicite apo subkoshiente, mbeten aq jetike sa kurrë më parë.
You must be logged in to post a comment Login