Aktuale
Shumimi i pemëve është përgjigja për t’i “qetësuar” qytetet tona

Jeta urbane mund të jetë një ekzistencë e izoluar, e krijuar rreth një cilki; kontrollim i hapësirës e i temperaturave dhe anasjelltas. E as qytetet nuk janë të paprekshme nga ndryshimet klimatike. Për më teper kur ka nxehtësi të madhe ato veç se bëhen më keq.
Qytetet zanokisht nuk kanë temperatura të shpërndara në mënyrë të barabartë.
Australianët në mënyrë tipike krenohen me faktin se ballafaqohen pa vështirësi me motin ekstrem në vend. Por kjo “mburrje” mori një kthesë të gabuar pasi që “The Guardian”, në listën e 15 vendeve më të nxehta për këtë javë, nxorri përfundimin se të 15 vendet ishin pikërisht nga Australia. Port Augusta për shembull, një vend me mbi 15 mijë banorë ishte i dytë në këtë listë. Vala e nxehtësisë, e mbështjellë nëpër gjithë këtë vend prek edhe vendbanimet kryesore si Canberra dhe Sydney, shkruan “The Guardian”, transmeton Ndërtimi.info.
Nxehtësia prodhohet në mënyrë të pabarabartë në qytete, për dallim nga fshatrat, sidomos duke pasur parasysh mënyrën se si janë zhvilluar deri më sot shumica e vendbanimeve në qytete. Siç edhe është shpjeguar në disa artikuj, materialet e dendura të ndërtimit, si betoni, zgjasin më shumë për t’u ngrohur dhe për t’u ftohur. Metalet reflektojnë përsëri nxehtësinë në mjediset e qytetit. Ndërtesat bllokojnë erën dhe pamundësojnë freskimin e qytetit. Automjetet dhe makineritë e tjera që të gjitha prodhojnë ngrohtësi. Gjithë kjo do të thotë që në përgjithësi mjedisi i jashtëm i një qyteti është disa gradë më i ngrohtë se sa në fshatrat përreth.
Për ata që kanë nevojë ose duan të lëvizin nëpër qytete në këmbë ose me biçikletë, këshillohen të qëndrojnë në hije. Për këtë arsye, qyteti Grater Bendigo po punon me Universitetin “RMIT” dhe Vizionin Hapësinor për të zhvilluar një aplikacion që u mundëson njerëzve të gjejnë hije. Por mund të bëhet edhe shumë më shumë se kaq…
Në disa vende, rrugët me hije thjesht nuk ekzistojnë apo nuk janë rrugë të sigurta për këmbësorët dhe çiklizmin. Shumë qytete po punojnë për t’jua mundësuar njerëzve ecjen në këmbë, marrë parasysh edhe benefitet e shumëfishta që vijnë nga kjo gjë. Në qytetet me nxehtësi më të madhe, lëvizshmëria dhe udhëtimi tashmë nuk po kanë të bëjnë vetëm me aksesin, por me cilësitë fizike të rrugëve. A janë shtigjet e pashtruara dhe shtigjet e çiklizmit përgjatë rrugëve me të vërtetë të përshtatshme? Pemët mund të përmirësojnë temperaturën e çdo hapësire, madje edhe hapësirat e brendshme që mbështeten në ajër të kondicionuar të shtrenjtë dhe jo të përshtatshëm.
“Sipërfaqet me gjethe” kanë ndikim të madh në “kapjen” e temperaturave dhe krijimin e kushteve të favorshme klimatike. Në njohjen gjithnjë e më të madhe të pemëve si një formë e rëndësishme e infrastrukturës publike, iniciativa të shumta po kërkojnë që të rriten sasitë e pemëve nëpër shtete.
Por pemët kërkojnë një kohë të gjatë të rriten. Ato gjithashtu janë të ndjeshme ndaj ngrohjes dhe kushteve të tjera klimatike, veçanërisht në zonat ku zhvillimi urban do të thotë se bazat e tokës dhe ujit janë të vështira për t’u gjetur. Përveç mbjelljes dhe mirëmbajtjes së pemëve, mbrojtja e pemëve ekzistuese është më e rëndësishmja. Aktualisht, krijimi i shtëpive të reja ka tendencë të bëhet në zonat e gjelbëra ku një nga hapat e parë është heqja e pemëve ekzistuese për të mundësuar lëvizjen e pajisjeve dhe makinave për ndërtim. Ndërkohë që heqjet e pemëve kompensohen nga mbjelljet e mëvonshme, humbja neto, pasiguria dhe vonesa në qasjen e shërbimeve ekologjike të pemëve mund të jenë të mëdha.
Mbjellja në mënyrë strategjike e pemëve të reja dhe ruajtja e pemëve ekzistuese do të ndihmonin në krijimin e vendeve të reja të zhvilluara dhe në luftimin e nxehtësisë ekstreme, duke zvogëluar sasinë e nxehtësisë që prodhohet nga vet qytetet./Ndërtimi.info/
