Connect with us

Featured

Shumë kërkesa për banesa kolektive në Prishtinë, më 2018 u ndërtuan mbi 800 mijë metra katrorë

Published

on

Tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë metra katrorë, është sipërfaqja për të cilën Komuna e Prishtinës ka dhënë leje ndërtimi gjatë vitit 2018.

Sipas Shoqatës së Ndërtuesve të Prishtinës, kjo përbën rritje prej 100 për qind të hapësirës së lëshuar për ndërtim, krahasuar me vitin 2017, kur janë lëshuar rreth 400-mijë metra katrorë, raporton KTV.

Në total, gjatë vitit të kaluar, janë lëshuar 186 leje ndërtimore. 103 prej tyre janë të kategorisë së parë, ndërsa 83 leje i takojnë kategorisë së dytë.

Sipas Komunës, nga të gjitha këto leje, buxhetit të saj i janë shtuar mbi 9 milionë e 500 mijë euro.

Arkitektët kritikojnë Komunën për mungesën e planit të banimit, përballë kërkesave në rritje për ndërtim.

Në Shoqatës e Ndërtuesve të Prishtinës thonë për “038” se vonesat në hartimin e planeve rregulluese kanë bërë që të ulen kërkesat për ndërtim në lagjet “Arbëria” dhe “Kalabria”.

Ndërsa, interesim më të madh për ndërtime, sipas Shoqatës, ka në lagjen “Mati 1” dhe “Prishtina e Re”.

Agjencionet që ndërmjetësojnë në shitblerjen e patundshmërive tregojnë se ka ngritje të çmimeve për objektet në “Lagjen e Spitalit” dhe “Mati 1”.

Kjo, sipas tyre, nuk ka të bëjë me rritjen e kërkesave për ndërtim e as me ndonjë marrëveshje ndërmjet investitorëve, por është si rezultat i ngritjes së cilësisë së punimeve.

Komuna nuk ka treguar për lejet e lëshuara këtë vit, derisa kryetari Shpend Ahmeti ka thënë se është e pabesueshme se sa investitorë janë të interesuar për të ndërtuar ndërtesa kolektive në Prishtinë. “Nuk e di se a blihen tërë këto banesa, derisa ndërtimi i tyre nuk po ndalet e as çmimi nuk po bie”, ka thënë Ahmeti.

Mirëpo, Shoqata e Ndërtuesve të Prishtinës, thotë se një trend i tillë po vazhdon edhe sivjet.

Sipas Shoqatës, vetëm brenda pesë muajve të 2019-s janë lëshuar për ndërtim 287 mijë metra katrorë.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending