Aktuale
Shtypja 3D e qelqit tani është e mundur
Deri tani kemi parë printerë 3D që krijojnë gjëra nga plastika, qeramika dhe madje nga metali, por qelqi ishte një material që thjesht nuk ishte i realizueshëm në këtë teknologji. Kur studiuesit u përpiqen të krijojnë qelqin në 3D, struktura që rezultoi ishte poroze dhe e mbushur me fluska të ajrit, por që kohërat po ndryshojnë.
Hulumtuesit në Institutin e Teknologjisë të Karlsruhe kanë zhvilluar një metodë efektive për të krijuar objekte të qelqit në 3D, madje edhe në format më të ndërlikuara.
Procesi i ri përfshin përzierjen e nanopartikulave të qelqit të kuarcit me një sasi të vogël të polimerit të lëngët. Kjo përzierje pastaj preket në pika të caktuara duke përdorur dritën ultravjollcë me stereolitografi. Kjo i bën këto vende të ngurtësohen ndërsa pjesa tjetër e materialit mbetet e lëngshme, duke ndërtuar në thelb formën e objektit një shtresë në të njëjtën kohë. Pasi që të përfundoj ky hap, objekti pastaj lahet në një banjë tretëse dhe nxehet për të formuar një strukturë të bashkuar plotësisht dhe të fortë.
Udhëheqësit e këtij projekti janë optimist se ky zbulim do të lejojë shtypjen e 3D strukturave të qelqit në fushën e optikës, transmetimit të të dhënave dhe bioteknologjisë. Kompjuterët, syzet e syve, pajisjet mjekësore dhe shumë të tjerë mund të përdorin këtë metodë të qelqit.
“Një gjeneratë tjetër e kompjuterëve do të përdorë dritën, e cila kërkon struktura të ndërlikuara të procesorit, teknologjia 3D mund të përdoret për të bërë struktura të vogla dhe komplekse nga një numër i madh i komponentëve optikë shumë të vegjël të orientimeve të ndryshme “, tha inxhinier mekanik Dr Bastian E. Rapp.
Aftësia për të ndërtuar copëza qelqi shumë të saktë dhe në një kohë të shkurtër mund të përparojë shumë në të gjitha fushat dhe ndoshta mund të rezultojë me shumë aplikacione të cilat më parë nuk i kemi menduar.
You must be logged in to post a comment Login