Featured
“Shtresa e sipërme e asfaltit është kualitet i dobët në autostradën ‘Arbën Xhaferi'”
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/arben_xhaferi_asfalt.jpg)
Ende pa të përfunduar ndërtimi i Autostradës “Ibrahim Rugova” pati nisur edhe ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Shkup. Ku shkak i defekteve që patën për të dyja autostradat u deshtë të jepen para shtesë.
Edhe pse po ka defekte në asfaltimin e Autostradës “Arbën Xhaferi” dhe defekte në ndërtimin e kësaj rruge, kompania punëkryese “Bechel Enka” i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës edhe 63 milionë euro shtesë.
Se asfaltimi në Autostradës Prishtinë-Shkup është i kualitetit të dobët po e thotë edhe profesori i lëndës së “Projektimit të Rrugëve”, Naim Hasani.
“Po mendoj se jo vetëm përgatitja por edhe përcjellja e kualiteti më pas është me rëndësi. Unë nuk jam në dijeni shumë çka ka ndërtu në shtresën e asfalti. Mirëpo shtresa e sipërm e asfaltit është e kualitetit të dobët”, ka thënë Hasani.
Hasani tutje në një intervistë për Ndërtimi.info ka thënë se asfalti i vënë në këtë rrugë është i rrallë, ku ka theksuar se nëse vie shi dallimet mund të vërehen edhe më shumë. E krejt kjo po vie si pasojë e mos vazhdimeve të punëve në mënyrën e duhur.
“Shihet ajo, shihet rrallimi i asfaltit. Dhe nëse bie shi edhe e tejkalon i sheh dallimet, do me thënë nuk janë bërë vazhdimet si duhen nga asfalti i ftohtë në të nxehtë. Ndoshta iu mungojnë infraksione të ndryshme. Por gjitha këto kryhen vetëm sa me nxi”, tha Hasani.
Gjitha këto gabime do të vazhdojnë edhe tutje nëse shkohet sipas avazit të njëjtë, asaj të mos pyeten ekspertët
“Gabime ka të mëdha përderisa nuk i pyesin ekspertët”, ka përfunduar profesori Hasani.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)