Featured
“Shtëpiza” e ndërtuar me drunjë të djegur [foto]
Studioja Carney Logan Burke Architects ka ndërtuar një shtëpizë për drejtorin e saj, në një mal në Wyoming, që ishte djegur bashkë me malin, në vitin 2013.
E veçanta e kësaj shtëpizë qëndron në përdorimin e drunjëve të djegur për ndërtimin e saj.
Banesa një dhomëshe, e ndërtuar për drejtorin e projektimit Eric Logan dhe familjen e tij, zëvendëson një ”shtëpizë” klasike me një çati prej guri, i cili u shkatërrua nga një zjarr i pyjeve ne 2013, e që ishte ndërtuar në vitin 1970.
Struktura e re u ndërtua pranë asaj ndërtesës së vjetër. Struktura e re është ndërtuar duke përdorur shtylla druri dhe beton. Rrënojat e mbetura nga zjarri janë mbajtur, për të ndihmuar në ruajtjen e historisë së vendit.
“Drunjtë e djegur me parë u përfshirë në sistemin strukturor të ndërtesës së re për të krijuar një kujtim nga e kaluara/historia e këtij pylli” tha ekipi që e ndërtoi.
Predha e kabinës është bërë prej metali të galvanizuar, ndërsa muret e brendshme janë të mbështjella në kompensatë.
Struktura e re përfshinë 93 metra katrorë, e cila ndahet në zona të hapura dhe të mbyllura. Një verandë e mbuluar ofron pamje gjithëpërfshirëse të peizazhit. Zona e mbyllur ofron një dhomë e cila mund të përdoret për strehim dhe hapësirë për përgatitje të ushqimit si dhe një stufë me dru për ngrohjen e hapësirës.