Aktuale
Shtëpitë më të frikshme të Amerikës: 11 shtëpitë e pushtuara nga fantazmat

Për disa fantazmat e aktivitetet paranormale nuk konsiderohen reale, e të tjerë besojnë se historitë e frikshme nuk janë krijuar prej asgjëje, por që mbështeten në argumente e fakte.
Revista e njohur amerikane “HGTV” ka publikuar një listë të shtëpive e hoteleve më të famshme në SHBA që kanë një gjë të përbashkët: aktivitetet paranormale, transmeton Ndërtimi.info.
Hotel Chelsea
Hotel Chelsea është hoteli më “famëkeq” dhe një nga monumentet më të përfolura në New York City. I ndërtuar në vitin 1884, hoteli ka qenë “shtëpia” e shumë shkrimtarëve, muzikantëve dhe artistëve të njohur gjatë viteve. Edhe pse shumë nga banorët e saj më të famshëm kanë vdekur shumë vizitorët pretendojnë se kanë parë fantazmat e tyre.
Shtëpia misterioze Winchester
Shtëpia e Misterit Winchester është një rezidencë viktoriane me 160 dhoma, e mbushur me karakteristika arkitekturore të çuditshme dhe një origjinë shumë të frikshme. Me karakteristika të tilla si hije nëpër korridore labirinte me shumë kthesa dhe një sallon gjigant. Kjo shtëpi e çuditshme thuhet se është ndërtuar për “vetë shpirtrat”.
Shtëpia e Amityville
Në vitin 1974, gjashtë anëtarë të familjes DeFeo u gjetën të vrarë në këtë shtëpi; djali më i madh, Ronald DeFeo Jr, u dënua më vonë për vrasjen e prindërve dhe vëllezërve të motrave. Në dhjetor të vitit 1975, George dhe Kathy Lutz dhe tre fëmijët e tyre shkuan për të jetuar në shtëpinë Amityville, pas 28 ditësh, Lutzët u larguan nga shtëpia, duke pretenduar se ishin terrorizuar nga fenomenet paranormale dhe fantazmat që po “jetonin” aty.
Hotel Cassadaga
Qyteti i Cassadaga është i famshëm në të gjithë botën për shpirtrat që shfaqen aty dhe aktivitetet paranormale. Hotel Cassadaga gjendet në qendër të këtij qyteti të vogël drithërues. Hoteli, i cili strehon një numër shpirtrash, gjithashtu përmban një vorbull shumë të fuqishme të energjisë, të cilën madje edhe skeptikët e kanë pranuar ta ndjejnë.
Shtëpia e Bardhë
Për vite të tëra ka pasur njoftime se Shtëpia e Bardhë është një vatër e aktiviteve paranormale. Vizitorët, stafi dhe madje edhe banorët e Shtëpisë së Bardhë kanë raportuar se shohin fantazmat e Abraham Lincoln, Abigail Adams dhe Andrew Jackson. Kohët e fundit, Obama pretendon se ka dëgjuar në mënyrë të përsëritur tinguj të çuditshëm dhe se kishte një ndjesi se dikush po ecte në shtëpi në mes të natës.
Shtëpia Josh Ward
Shtëpia Josh Ward u ndërtua në vitin 1784 dhe fillimisht ishte në pronësi të George Corwin. Për shumë vite, mbetjet e trupit të Corwin ishin vendosur në bodrum, eshumë kohë më pas pse përfundimisht u transferuan në një varrezë aty pranë. Thashetheme ka se prezenca e Corwin vazhdon ende të ndjehet në shtëpi.
Shtëpia LaLaurie
Një nga shtëpitë më të spikatura në lagjen franceze, ishte shtëpia LaLaurie e Dr. Louis dhe Delphine LaLaurie, një familje e shquar shoqërore që jetonte në fillim të vitit 1830. Thashetheme ka se Delphine i trajtoi brutalisht skllevërit e saj, duke djegur kuzhinierin në stufë, duke ndjekur një tjetër skllave me një kamxhik dhe duke torturuar e gjymtuar shumë skllevër të tjerë në një papafingo të fshehtë.
Shtëpia, e cila ishte në pronësi të aktorit Nicolas Cage nga 2007 në 2009, është mbushur me britmat e agonisë që vijnë nga shfaqjet e skllevërve të Delphines që nga ajo kohë.
Kështjella Franklin
Ata që kanë qenë brenda rezidencës, që njihen në vend si shtëpia më e “pushtuar” në Ohajo, pretendojnë se kanë qenë dëshmitarë të një gruaje të zymtë në të zezë, që e shihnin në dritare gjithashtu edhe fëmijë të vegjël që qajnë dhe ngjarje të çuditshme si dyert që fluturojnë nga varret dhe dritat e frikshme. Shkaku i mundshëm i ngjarjes? Katër nga fëmijët e pronarit të shtëpisë, Hannes Tiedemann vdiqën në shtëpi dhe pronari Tiedemann thuhet se kishte vrarë mbesën e tij 13-vjeçare në një hapsirë të fshehur të shtëpisë.
Shtëpia Whaley
Tani një muze i mbrojtur nga Organizata e Ruajtjes së Trashëgimisë, Shtëpia e Whaley, në San Diego u caktua si një shtëpi zyrtarisht e pushtuar nga fantazmat për shkak të gjurmëve të shpeshta, të ndjeshme të fantazmës së “Yankee Jim” Robinson, pronari i asaj toke që nga vitin 1852, para se të ndërtohet shtëpia.
Fshati Lemp
Katër anëtarët e familjes Lemp të gjeneratave të ndryshme kryen vetëvrasje – tre brenda rezidencës Lemp. E emëruar si një nga shtëpitë më të pushtuara nga fantazmat në Amerikë në 1980 nga revista Life, rezidenca është aktualisht një restorant që vizitohet nga turistët e interesuar në aktivitete paranormale.
Shtëpia e Vrasjes së Villisca Ax
Më 12 qershor 1912, të gjashtë anëtarët e familjes Moore dhe dy të rejave të shtëpisë u gjetën të vrarë me një sëpatë në shtëpinë e tyre, duke e kthyer këtë mjedis në skenën e një krimi të ashpër. Vrasësi nuk u gjet kurrë, por shtëpia në Villisca ende “mburret” me shpirtrat e zhurmshëm, zërat e fëmijëve që qajnë dhe një derë që hapet dhe mbyllet misteriozisht. Sot, shtëpia është e hapur për turne gjatë ditës dhe gjum gjatë natës./Ndërtimi.info/
