Arkitekturë
Shtëpitë e vogla shumëngjyrëshe të përshtatshme për ekspozita
Këto shtëpi ndodhen në Marsejë të Francës e të cilat duken se nuk përkojnë me këtë botë. “Plastika Utopie”, është një ekspozitë e re e shtëpive të vogla në Francë që paraqet planet novatore të brendshme nga vitet 1960 e po ashtu edhe të viteve ’70.
Gjatë viteve 1960, përpara se “shtëpitë e vogla” të bëheshin një kategori e cila i përkiste arkitekturës, një brez arkitektësh u preokupua me krijimin e shtëpive të vogla. Frymëzimi erdhi nga një burim i pamundur plastike. Këto shtëpi janë jashtëzakonisht të përshtatshme edhe për ekspozita të ndryshme.
“Friche de l’Escalette” është parku privat i skulpturave në Marsejë, Francë, i cili po vë në dukje disa nga këto eksperimente plastike këtë verë. Për ekspozitën e saj të gjatë sezonale, “Utopie Plastic”, është galeria e hapur e cila ka vendosur këto forma dhe ngjyra të ndezura bashk me formën dhe strukturën e saj.
Këto shtëpi janë projektuar nga arkitekti finlandez Matti Suuronen, sfera e rrafshuar e rrethuar me dritare të lyera me ngjyra të ndezura dhe karakteristike mbështetet në një bazë çeliku, duke e larguar për disa centimetra atë nga toka. Shkallët janë ato që lidhin shtëpinë, tokën dhe përforcojnë shëmbëlltyrn e shtëpive së saj shkencore të gërshetuar me atë imagjinare.
Friche de l’Escalette është një projekt satelit i “Galerie 54” me bazë në Paris, një galeri dizajni dhe arkitekture e vendosur në një vilë të projektuar nga arkitekti Robert Mallet-Stevens. Kjo është vera e dytë që “Friche de l’Escalette” është e hapur për vizitorët, pas ekspozitës inauguruese të verës së kaluar, e cila paraqiti veprat e njohura të arkitektëve.
Karakteristika kryesore sa i përketë strukturës së tyre qëndron në formën të cilën e kanë këto shtëpi si dhe mënyra e konstruktimit të dritareve. Përveç kësaj jashtë këtyre shtëpizave gjenden disa shkallë të vogla të cilat të mundësojnë çasjen në oborr.
Dizajnimi shumë ngjyrësh është nga elementet i cili e bënë këtë shtëpi unike dhe të dallueshme nga të tjerët./Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login