Connect with us

Arkitekturë

Shtëpitë e vjetra monument kulture, thesaret e Tiranës së dikurshme

Published

on

Ekipi i Anadolu Agency ka kryer një vëzhgim në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, për të risjellë në vëmendje, një pjesë të historisë së saj, shtëpitë e vjetra të kryeqytetit, që sot gëzojnë statusin e monumentit të Kulturës.

Si çdo kryeqytet i botës edhe Tirana ka një histori që flet për të. Të dhënat e historisë flasin për një qytet të themeluar rreth vitit 1614 nga Sulejman Pashe Bargjini, edhe pse emrin e saj e gjejmë të  përmendet që në vitin 1418 në dokumentet e Venedikut. Tashme i kthyer në një metropol, si kryeqytet i Shqipërisë, Tiranës i duhen edhe pak vite që të festojë 100 vjetorin e shpalljes si kryqet, që u vendos si i tillë më 20 shkurt 1920 në Kongresin e Lushnjes. Dhe me këto vite histori që ka, kryeqyteti i Shqipërisë ka jo pak për të “treguar”.

Ekipi i Anadolu Agency (AA) ka kryer një vëzhgim në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, për të risjellë në vëmendje, një pjesë të historisë së saj, shtëpitë e vjetra të kryeqytetit, që sot gëzojnë statusin e monumentit të Kulturës të Kategorisë së Parë. Do të rrëfejmë pikërisht për ato që i japin kuptim dhe vlerë këtij qyteti në aspektin historik. Janë pikërisht këto shtëpi mbi 100 vjeçare që kanë ndarë bashkë me qytetin të njëjtën histori.

E dhimbshmja e kësaj historie është se këto shtëpi të vjetra mbi 100 vjeçare nuk janë shumë që kanë mbetur në këmbë, dhe që mund ti rezistonin kohës. Shumë faktorë kane ndikuar që këto shtëpi sot të jenë të rralla. Shteti Shqiptar i ka shpallur Monumente Kulture të Kategorisë së Parë dhe të mbrojtur prej tij disa shtëpi të tilla. Konkretisht, disa nga shtëpitë më të vjetra që  sot e gëzojnë këtë status si Monumente Kulture të Kategorisë së Parë janë: Shtëpia e Toptanëve, Shtëpia e Petrelasve, Shtëpia e Sali Shijakut, Shtëpia e Kazaneve, dhe ish-Godina e vjetër e Bibliotekës Kombëtare. Ndërsa edhe Shtëpia e Hutajve ka qenë pjesë e këtij mozaiku monumentesh, por që pas përfshirjes nga zjarri ajo pësoi dëmtime të shumta.

Shtëpia e Toptanëve është ndërtesa me e re krahasuar me shtëpitë e tjera. E ndërtuar në shekullin e XIX, shtëpia mban shume ngjarje historike që lidhen jo vetëm me fatin e Tiranes, por të të gjithë Shqipërisë. Jo shumë larg kësaj ndërtese qëndrojnë “Sarajet”, ndërtuar  në vitin 1837. Sarajet ndryshojnë shumë nga ndërtesa e parë, në mënyrën e ndërtimit, ku kjo e dyta ka një stil sa Osman aq edhe Shqiptar. Nëse themi stil Osman, do të kishim parasysh kur vështrojmë mënyrën e përpunimit të drurit dhe objekteve të tjera prej tij, dhe disa pjesë të murit të bëra me harqe prej guri të gdhendur. Shkallet e drurit dhe mobilet padyshim i përkasin këtij stili, ashtu siç mund të themi edhe për çatinë. Nuk ka sesi te mos vërehen muret e trasha dhe odat e mëdha të pritjes. Si familje të mëdha patriarkale që kanë qenë familjet shqiptare duken edhe dhomat e gjera gjithmonë me një oxhak në mes dhe me dollapë të ngushtë.

Shtëpia e Petrelasve mund të themi që ka një ndryshim akoma edhe më të madh me dy të parat. Ndryshimi fillon si me arkitekturën e saj edhe me funksionin që ka pas në fillimet e saj. Por për të folur për këtë shtëpi nuk mund të mjaftohesh vetëm me historinë që dihet për ato. Një pllakatë që mezi lexohet, tregon që shtëpia është monument kulture. Porta e lartë e drurit me çengelat që varen të bëjnë prezantimin e parë me shtëpinë karakteristike të vjetër tiranase.

Pasi futesh brenda, përpara të del i zoti i shtëpisë me një fytyrë të buzëqeshur duke të shprehur mirëseardhjen. Ai quhet Mërgim Petrela, i cili aktualisht banon në këtë shtëpi së bashku me familjen e tij. I zoti i shtëpisë Mërgim Petrela ia nis e tregon plot me zell  për historinë e shtëpisë së tij. Mërgimi tregon gjyshi i tij, Hamdi Petrela ishte personi që e bleu shtëpinë për tua lënë edhe sot e kësaj dite trashëgim kësaj familje. E veçanta e kësaj shtëpie është çatia e saj e cila shtrihet në 600 m katror e mbështetur mbi një kulm të vetëm, muret e trasha deri në 80 cm dhe fasada origjinale. Mërgimi tregon se ka arritur ta mbroje me fanatizëm dhe vështirësi mos prishjen e kësaj ndërtese edhe pse ajo mbrohej nga shteti.

“Këtë shtëpi e kemi të trashëguar nga të parët tanë e cila është mbi 150 vjeçare, një shtëpi ky nuk mungon stili Osman. Me ndërhyrjen e disa inxhinierëve u mundësua rehabilitimi i kësaj shtëpie ku çatia e shtëpisë mbeti origjinale dhe pjesët e tjera si fasada u rehabilituan. Në vitin 1978 u tregua një interes  për këtë shtëpi dhe u vendos që të jetë Monument Kulture i Kategorisë së Parë, e cila ka një çati me sipërfaqe afërsisht 600 metër katror, me një kulm të vetëm e cila ka një lartësi me 2 sheshe pushimi për të dalë lart.(në zonën e tjegullave). Në ndërtimin e kësaj shtëpie nuk janë përdorur gozhda, ku në vend të tyre janë përdorur cungalet të vendosura me kllapa. Kjo është një shtëpi e rrallë që mund të gjendet në rajonin e Tiranës për nga mënyra e ndërtimit dhe të fasadës ku ka një strehë gati 3 metra e 70 cm të lartë”- tregon Mërgim Petrela për Anadolu Agency (AA).

Ai tregon që janë mundur ta mirëmbajnë këtë shtëpi, dhe në vitin 1980 ka patur një ndërhyrje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, ku u bë një restaurim i mureve anësore të cilat kanë një trashësi prej 80 cm me gurë dhe e gjithë fasadës. Petrela tregon për AA se në vitin 1991 kanë arritur të kontribuojnë vetë për këtë shtëpi ku dhe situatat ishin jo të favorshme në atë kohë për tu përkujdesur për këtë monument kulture. “Bashkë me vëllain tim i cili banon këtu patëm një mundësi për të bërë një ndërhyrje radikale. Në ditët e sotme ne jemi në kontakt me Bashkinë dhe Ministrinë e Kulturës nga ku kemi gjetur edhe mbështetjen e tyre për ruajtjen e këtij objekti. Gjithashtu kemi bërë një kërkesë në Ministrinë e Kulturës ku është bërë një projekt i çatisë komplet që ata e kenë në sistemin e tyre për të parë se çfarë është e nevojshme në restaurimin dhe mirëmbajtjen e saj. Ne jemi duke pritur që edhe Ministria e Kulturës të ketë kontributin e saj për këtë objekt”-përfundon rrëfimin e tij për AA Mërgim Petrela.

Pasi largohemi nga kjo bisedë, 5 minuta me larg gjendet shtëpia tjetër monument kulture, ajo e piktorit të popullit Sali Shijaku, e cila është një banesë tipike tiranase e shek XIX. Kjo shtëpi, ka shërbyer edhe si spital gjatë Dytë Botërore. Si një nga ndërtesat më të vjetra në kryeqytet në stilin gjysmë Osman,  me harqet e saj karakteristike, qëndron sot e kësaj dite madhështore në këmbë. Banesa rrethohet me mure qerpiçi, në të cilat hyhet nëpërmjet portave të mëdha dykanatëshe.

Ajo tanimë shërben për biznes, ku breda ka dhe bar dhe si monument kulture që është shumë e pëlqyer nga vizitorët e shumtë. Fatmirësisht edhe në këtë shtëpi na mikpriti djali i Sali Shijakut. Ai nuk hezitoi të na tregonte historinë e shtëpisë së tij. Këta trashëgimtarë, duke mos pasur asnjë përkrahje tjetër janë të detyruar të bëjnë edhe rolin e historianit. Djali i piktorit na tregon sesi kjo shtëpi ka qenë një nga pikat kryesore në kohën e luftës së Dytë Botërore dhe pas saj në kohën e diktaturës për shërbimin e fshehtë. Ai ruan me fanatizëm çdo objekt të ngelur nga lufta. Shtëpia është kthyer në një nga destinacionet kryesore të turistëve.

E fundit që vizitojmë është shtëpia e Kazanëve, e vendosur disa metra larg urës së vjetër të Tabakëve. Ndryshe me prezantimin e të gjithë shtëpive, me këtë të fundit, prezantimi është i trishtë. Shtëpia e humbur në mes ndërtesave, përveçse nuk duket fare, nuk të lë as përshtypjen e një shtëpie të shpallur monument kulture. Të ngecur në fatin që mbajnë një mbiemër të madh dhe një shtëpie monument kulture, pronarët e saj nuk dinë as se si të veproje me të.  Ndërsa ndërtesa tjetër që ka këtë status sot shërben për Bibliotekën Kombëtare. Fati u serviri këtyre shtëpive shumë sfida dhe ngjarje ne rrjedhën e historisë. Këto shtëpi sot na shfaqen si reliket e Tiranës së dikurshme, si ndërtesa që i rezistuan kohës dhe ndryshimeve, për ti pasur si trashëgimi kulturore dhe historike edhe në kohët moderne.

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending