Aktuale
Shtëpitë e serbëve në “Luginën e Diellit” po ndërtohen, e ministria endet në gjykata [video]
Ajo që po quhet nga serbët “Suncana Dolina” që në shqip i bie “Lugina e Diellit” po ndërtohet në Zveçan. Edhe pse ishte kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës, asnjë gjë nuk është përfillur dhe serbët po vazhdojnë ndërtimin.
Ky projekt planifikon të strehojë 1500 serbë, të organizuar si një qytezë e vogël, përfshirë të gjithë shërbimet. Pa lënë anash edhe ato fetare.
Së fundit, Kallxo.com, ka publikuar fotografi nga ndërtimet që po ndodhin atje. E për këtë Ndërtimi.info është interesuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Plnaifikimit Hapësinor.
Nga ajo që është thënë nga kjo ministri, kuptohet se ata kanë zgjedhur gjykatën për mospërgjegjësinë e Drejtorisë së Urbanizimt të Zveçanit, për të sqaruar punët, teksa punimet po ndodhin atje, raporton Ndërtimi.info.
Se kjo çështje do të kalojë në duar të organeve të drejtësisë, për Ndërtimi.info, e ka bërë të ditur zyrtar i lartë për Komunikim me Publikun dhe Ndërgjegjësim Mjedisor nga kjo ministri, Bajram Kadriu.
“Inspektorati i MMPH-së , sipas kompetencave të veta ka inspektuar Drejtorinë për Urbanizëm, Komuna Zveçan dhe ka kërkuar dokumentacionin për ndërtimet në kompleksin ‘Lugina e Diellit’. Kjo Drejtori nuk i është përgjigj urdhëresës së Inspektoratit, andaj Inspektorati ka bërë inicim në Gjykatë ndaj kësaj Drejtorie. Pritet Vendimi i Gjykatës”, ka thënë ai.
Projekti përfshinë 200-300 shtëpi, të ndarë në objekte me 4 banesa, 2 banesa, nga një me nga 80 deri 100 metra katorë dhe me nga 60 metra katorë. E banorët e ardhshëm aty nuk do të heqin as për fushë sportive.