Arkitekturë
Shtëpitë e së ardhmes, arkitektët planifikojnë eko-qytetin e parë në botë

A e keni menduar ndonjëherë se si do të jetë qyteti i së ardhmes? Nëse jo, një arkitekt holandez ka zbuluar vizionin e tij për qytetin e parë 100 për qind eko në botë – dhe kjo nuk ka të bëjë fare me mënyrën se si jetojmë tani!
Njerëzit do të jetojnë në shtëpi ekologjike në formë peme, ku nuk ka asnjë shenjë makinash apo kabllosh energjie elektrike përreth tyre. Në qytetin e së ardhmes të Raimond de Hullu, njerëzit do të jetojnë në shtëpi-pemë të ndërtuara nga druri , të cilat do të jenë të mbuluara në gjethe për mbrojtje nga elementet atmosferikë dhe për qëllim të ruajtjes së energjisë.
Shtëpitë OAS1S janë të frymëzuar nga pemët, struktura më e rëndësishme e tokës. Prandaj këto “treescrapers” me përbërje drurin dhe gjethet do të sigurojë oksigjen, strehim dhe ushqim. Shtëpitë do të jetë në dimensionet e 6 x 6 x 12 m, me fasada të veshura me bimësi. Shtëpitë në brendësi do të kenë korridore xhami, dritare të mëdha dhe ballkone franceze. Vizioni i quajtur “OAS1S Foundation” portretizon njerëzit duke jetuar në shtëpi me dru të ricikluar, të mbuluara nga bimët, panele diellore me qëllim që njerëzit të bëhen njësh me natyrën. Ndoshta kjo do të jetë vërtetë pamja e së ardhmes.
Shtëpitë do të ofrojnë kabina duri plotësisht të përshtatshme me një hapësirë rreth 160 m² mbi 4 kate dhe katet do të jenë të lidhura me shkallë. OAS1S sjell modele konkurruese shtëpish dhe apartamente për një familje të vetme dhe multi-familjare, hotele, zyra, me cilësi të lartë dhe sipas kërkesave të gjelbëra.Ajo që nevojitet sot në botë është një koncept 100 për qind i gjelbër, jo vetëm në nivel arkitektonik, por edhe në nivel urban, si dhe mbi të gjitha që të jetë i përballueshëm nga pjesa më e madhe e popullësisë.
