Arkitekturë
“Shtëpia ujëvarë” – shtëpia që u shpall monument në SHBA [foto+plani]
Shumë plane për ndërtim banesash dhe për një ndryshim të konceptit arkitetektonik, kanë kaluar nëpër duart e Frank Lloyd Wright. Prej tyre fatkeqësisht, disa kanë mbetur vetëm në letër.
Periudha e tij krijuese në fushën e ndërtimtarisë dhe të krijimtarisë, përfshinë afër 70 vjet të jetës së tij. Shumëçka ishte menduar dhe punuar edhe gjatë kohës kur Frank Lloyd Wright ishte gjallë, duke përfshirë, shkolla, kisha, rrokaqiej, hotele e çka jo tjetër, si dhe shtëpitë e tij private. Wright ishte përkujdesur që pas vetës të linte edhe shume shkrime dhe një numër të madh librash që iu kushtoheshin arkitekturës në përgjithësi.
Projektet e Wright kanë kryesisht formë të ç’rregulltë, me devijime të ballkoneve të cilat i bëjnë të veçanta dhe të dallueshme nga objektet e tjera në Amerikë. Ai njihen për konstruktimin e “Shtëpisë Ujëvarë” e cila ishte e paparë ndonjëherë jo vetëm në Amerikë por edhe më gjerë.
“Shtëpia ujëvarë” është ndërtuar midis viteve 1936 dhe 1939 mbi një ujëvarë në Pensilvani në jugperëndim. Frank Lloyd Wright pas projektimit të kësaj shtëpie menjëherë u bë i famshëm, ndërsa sot kjo shtëpi është një vend historik kombëtar, i shpallur monument.
Pse është kaq e famshëm? Është një shtëpi që as nuk duket se qëndron në tokë të ngurtë, por në të vërtetë shtrihet mbi një ujëvarë. Ajo kapi imagjinatën e të gjithëve kur ishte në kopertinën e revistës Time në 1938.
“Fallingwater” është objekti i vetëm arkitektonik i cili nuk ka ndryshuar asgjë që nga koha kur është ndërtuar, e e cila mbanë epitetin si shtëpia më e mirë e të gjitha kohërave.
Më poshtë po paraqesim planin e shtëpisë e cila sqaron më shumë detaje lidhur me numrin e dhomave të ditës, të gjumit, banjat, etj.
Mirëpo, kjo nuk ishte e gjitha. Në vitin Frank Lloyd Wright 1991, u emërua nga Instituti i arkitektëve Amerikanë si arkitekti më i mirë amerikan i të gjitha kohërave.
/Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login