Arkitekturë
Shtëpia që të ofron ngrohtësi edhe në temperatura shumë të ulëta
Mjedisi në të cilin jetojmë është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Që ky mjedis të jetë i pastër dhe i shëndetshëm meriton kujdesin tonë. E atëherë kur të “ngulfatë” ajri i pa pastër dhe rrëmuja brenda qytetit çfarë të bëjmë? Sigurisht, që do të kërkoni një vend të qetë me një natyrë të ajrit i cili do t’i kënaqte mushkëritë tuaja.
E tillë është shtëpia e cila ndodhet në gjirin e rrethit Polar. Mbase në temperatura më të ulëta se ato mesatare nëpër shumicën e vendeve. Kjo shtëpi që nga jashtë të sjellë një lloj freskie por, nga brenda do të keni ngrohtësinë e duhur.
Kjo shtëpi e cila ndodhet në veri të rrethit Polar, është një vend i jashtëzakonshëm për t’i kaluar pushimet.
Ajo çfarë e bënë këtë shtëpi edhe më të veçantë, është afërsia e shtëpisë me detin. Po të dilni vetëm në ballkonin e shtëpisë ju mund të ndjeni lëvizjen e valëve dhe të rrymave detare. Pronarja e shtëpisë Tove Feldt tregon për Deutsche Welle se kjo i ofron qetësi dhe kënaqësi, veçanërisht gjatë kohës kur lexon libra.
E për planin e shtëpisë dhe inventarin e saj nga brenda tregon arkitekti i kësaj shtëpie Snorte Stinessen. Stinessen thekson faktin se ai ka përdorur materiale të cilat mundësojnë ruajtjen e nxehtësisë, duke pasur parasysh se temperaturat në gjirin Polar janë shumë të ulëta.
Kjo shtëpi nga jashtë duket sikur një kabinë e cila në shikim të parë nuk të lë shumë përshtypje, por pasi të futeni brenda mendimi për të do të ndryshoj. Kombinimi i bukur i ngjyrave, dritë e mjaftueshme, ngrohja e gjithë shtëpisë vetëm me ndezjen e zjarrit në dhomën e ditës, banjo të mrekullueshme me saunë dhe solariume janë vetëm disa nga të veçantat e kësaj shtëpie.
You must be logged in to post a comment Login