Arkitekturë
Shtëpia që qëndron në bazën e njërit prej vullkanëve më aktivë
Kjo shtëpi e vogël për mysafirë e projektuar nga Will Beilharz qëndron në një zonë lave në ishujt Hawai dhe ka pamje të avullit të prodhuar ku shkëmbi i shkrirë rrjedh në det.
Shtëpia 450 metra katrore është quajtur Phoenix House pasi është “drejtpërdrejt në rritje nga hiri” i aktivitetit vullkanik në zonë. Ajo është e vendosur në një komunitet jashtë rrjetit në Kalapana, në bazën e vullkanit Kīlauea – i cili ka shpërthyer vazhdimisht që nga viti 1983.
Projektuar nga Will Beilharz, themelues i kompanisë së turizmit të qëndrueshëm ArtisTree, shtëpia është në dispozicion për mysafirët për ta rezervuar. Vizitorët vetëm duhet ta kalojnë ciklin prej katër miljesh (6.4 kilometrash) për ta parë lavën e shkrirë prej 30 metrave në det dhe avulli i krijuar aty ku lëngu i nxehtë godet ujin e ftohtë, është i dukshëm nga shtëpia.
Ndërtesa është e veshur me dru të nxirë duke përdorur teknikën e lashtë japoneze të zhurritjes së Shou Sugi Ban, për t’u përzier me peizazhin e errët përreth. Të ricikluara, metalet e valëzuara të ndryshkura mbulojnë çatinë për të imituar ngjyrën e lavës së nxehtë.
Ndarë në tri seksione të nivelizuara, shtëpia arrin dy kate në pikën e saj më të lartë – ku një krevat dopio mund të arrihet nga një shkallë. Dritaret e mëdha ofrojnë pamje në të gjithë hapësirën e shkretuar, ndërsa dyert e oborrit hapen nga hapësira e katit përdhes në një ballkon të vogël.
Shtëpia Phoenix kushton midis 100 dhe 150 $ për një natë, dhe mund të merren me qira përmes Airbnb. Afër arkitektit kalifornian Craig Steely përfundoi një shtëpi betoni të ndarë në dy gjysma.
You must be logged in to post a comment Login