Arkitekturë
Shtëpia prej xhami dhe hapësirave të gjelbra në brendësi
Shtëpia e katërt në programin e Studimit të Artit dhe Arkitekturës “Case Stdudy” u nis nga tendenca me një dizajn dukshëm më të hapur. E destinuar për një pjesë urbane me përmasa modeste, në vend të kanionit dramatik dhe të shtrirë, apo vendndodhjeve pyjore të shumë shtëpive të tjera të studimit, shtëpia mund të merrte shumë nga peizazhi, e as fqinjët e tyre të afërt nuk i shikonin me kuriozitet banorët, kështuqë shtëpia ofron të gjithë pamjen e brendësisë së nga jashtë.
Rapson e quajti projektin e tij “Shtëpia Greenbelt” për pjesën e mbuluar me xham që ndan zonat e “gjalla” dhe dhomat e gjumit. Në vizatimet dhe modelin e tij origjinal, siç është treguar në modelin 3D të Archilogic, kjo shtëpi është e mbushur me shtretër në një model gjeometrik të mrekullueshëm. Megjithatë, Rapson imagjinonte se mund të vihej në përdorime të shumta, sipas shijeve të banorëve: madje edhe një pishinë mund të gjente vend këtu.
Muret përbëhen nga rrjeta që mund të jenë të palëvizshme ose të lëvizshme, të errëta ose të tejdukshme. Dhe Rapson specifikoi se mobiljet duhet të dizajnohen nga arkitekti, por të jenë “të lehta dhe të lëvizshme”. Në të njëjtën kohë, dyert e palosshme mund të mbyllen për të siguruar privatësinë e brendshme.
Dizajni i Rapson-it është estetikisht i habitshëm dhe modern. Dyshemetë duhej të ishin prej betoni, tavanet e bardha, ai e ktheu të gjithë tavanin në burim të dritës. Rrjetat e murit duhej gjithashtu të pikturoheshin me ngjyrë të hirtë, dhe kuzhina kishte çelik inox, me vetëm dollapët e sipërme të veshura me dru. Përsëri, kjo qëndron në kontrast të konsiderueshëm me përdorimin mbizotërues të materialeve natyrore në shtëpitë e tjera të studimit të “Case of Study”.
Për të parë vëzhgimin 3D ndiqni linkun: http://www.archdaily.com/880584/a-virtual-look-inside-case-study-house-number-4-ralph-rapsons-greenbelt-house