Aktuale
Shtëpia me tri vëllime në Belgjikë, që ofron pamje ligatinore

Tulla të gjata dhe me ngjyra të zbehta krijojnë një pamje uniforme të të tri blloqeve që përbëjnë “Shtëpinë J-VC”, në Belgjikë, të krijuar nga studio, “Graux & Baeyens Architecten”.
Objekti mundëson që rrezet e diellit të depërtojnë nëpër të gjithë ndërtesën, pa humbur pamjet ligatinore (një ekosistem i dallueshëm i “përmbytur” nga uji ) nga prapa, shkruan “Dezeen”, transmeton Ndërtimi.info.
Sipërfaqja e përgjithshme e shtëpisë është 198 metra katror, me 165 metra katror.
“Graux & Baeyens Architecten” e kanë projektuar ndërtesën për të maksimizuar përdorimin e hapësirës dhe dritës natyrore, duke shmangur afërsinë me fqinjtë, e duke mos humbur as pamjet e liqenit.
“Veçantia më e madhe e lokacionit që duhet të inkorporohej ishte pamja në pjesën e prapme, përballë lumit dhe ligatinave”, u shpreh kompania “Graux & Baeyens Architecten”, në përshkrimin e objektit.
Çdo vëllim është një përmbledhje e disa dhomave ose përcakton një hapësirë specifike, si dhoma e ndenjës apo kuzhina në katin e parë”, shpjegoi arkitekt i projektit Fréderic Louis.
Në katin e parë, vëllimi i parë përbënë dhomën e gjumit me banjë, ndërkohë vëllimi tjetër përbënë dy dhoma të gjumit për fëmijë.
Themeluar në vitin 2005, studio “Graux & Baeyens Architecten” është i bazuar në qytetin Ghent të Belgjikës dhe udhëhiqet nga Koen Baeyens dhe Basile Graux.
Praktika është nominuar shpesh herë për një numër të madh shpërblimesh, duke u karakterizuar për shtëpitë dhe zyrat unike që i ka krijuar, kryesisht brenda Belgjikës./Ndërtimi.info/
