Featured
Shtëpia “konservë” e mbuluar nga një pejzazh fantastik
Në kodrat e Teksasit gjendet një shtëpi të cilën e bëjnë unike forma, pejzazhi dhe pemët e gjata që e rrethojnë.
Shtëpia njëkatëshe me kulm të rrafshët e përfunduar në vitin 2014 duket sikur është duke lundruar. Ajo është e shtrirë në mënyrë komforte paralel me pemët e gjata të kodrës së Teksasit. Duke jetuar në Çikago për një kohë të gjatë, klientët patën mundësinë të vizitonin dhe të bien në dashuri me Shtëpinë e Farnsworth nga Mies Van der Rohe.
Kur ata përfundimisht u transferuan në Austin, donin të sillnin një pjesë të asaj bukurie me ta. Pastaj vendosën të ndërtonin një shtëpi që do të kujtonte dizajnin klasik të Shtëpisë së Farnsworth, por duke u vendosur në “konzervën” Wild basin, të vendosur në një kodër për të rritur lidhjen me peizazhin e bukur që e rrethon atë.
Fasada e shtëpisë është e përbërë nga xhami me ndërprerje minimale përmes së cilit mund të shihet qyteti mahnitës i Teksasit. Stuko e bardhë nxjerr në pah hijet “vallëzuese” të trungjeve të pemëve. Rezidenca mban një lidhje të fortë me mjedisin rrethues, duke siguruar një hapësirë të madhe jetese që hapet direkt në një kuvertë të gjerë në të cilën ku mund të çlodhet dikush me miqtë dhe familjen. Po ashtu, afër saj është edhe një zone e shkretë.
You must be logged in to post a comment Login