Arkitekturë
Shtëpia “Flintstone” paditet nga qyteti i Kalifornisë: ‘Është një shëmti e vërtetë’

Thënia “inspirimi është vështirë të vijë, duhet ta marrësh kudo që e gjen” si duket e ka influencuar shumë pronaren e shtëpisë “Flintstone”, Florence Fang e cila e ka rregulluar atë duke u bazuar krejtsisht në filmin vizatimor “Flintstone”, madje në oborr ka vendosur edhe dinosaurë dhe një gjirafë gjigante.
Por kjo shtëpi në Hillsborough të Kalifornisë jo veçse nuk është pëlqyer por edhe është paditur nga qyteti, duke u konsideruar “një shëmti e vërtetë”, transmeton Ndërtimi.info.
Florence Fang është duke u përballur me një padi duke argumentuar se shtëpia, pozita e së cilës e bën të vështirë mosvërejtjen nga kalimtarët, është bërë një shqetësim publik.
Sipas padisë, rinovimet e Fang-ut u bënë kryesisht pa leje.
Padia thotë se Fangut i është kërkuar të ndalë punën e saj disa herë. E zyrtarët e quajnë atë “një shëmti shumë të dukshme që nuk është në përputhje me standardet e komunitetit”.
Siç theksohet objekti i çuditshëm përmbanë dinosaurë dhe një shenjë që thotë “Yabba-dabba-doo”. Ajo duket se është bazuar në qytetin e Bedrock-it.
Objekti eksperimental i vitit 1970 është krijuar duke përdorur një teknikë që përfshinte spërkatjen e betonit për të krijuar mure të lakuara.
Zanafilla e saj daton nga viti 1976, kur arkitekti William Nicholson ndërtoi shtëpinë me rreth 2700 metra katror duke përdorur një teknikë ndërtimi të njohur si ndërtimi i kupolës monolite.
Gjatë viteve pasuese, shtëpia u rrëzua, por u rinovua më vonë dhe pastaj u pikturua portokalli. Në vitin 2017, Florence Fang bleu shtëpinë për 2.8 milionë dollarë duke i japur pamjen që e ka sot.
Fang vitin e kaluar kishte paguar një gjobë prej 200 dollarësh, por nuk ka arritur të çmontojë koleksionin e saj të dinosaurëve. /Ndërtimi.info/

