Kjo vilë luksoze është e ndërtuar në tre hektarë tokë, ndërkaq vetë patundshmëria është rreth 3.000 metra katrorë!

Vetëm terreni për basketboll i cili gjendet në kuadër të këtij kompleksi luksoz është rreth 560 metra katrorë.

Vila përbëhet nga 12 dhoma gjumi, ndërkaq nëpër gjithë shtëpinë mund të shihen logo të Supermenit, që e bën shumë interesante, transmeton telegrafi.

Ky basketbollist i famshëm ka menduar për të gjitha, prandaj shtëpia e tij ka dhomën për pirje duhani, kinemanë por edhe dy garazhe në të cilat mund të vendosen 17 vetura.