Connect with us

Trashëgimia

Shtëpia e Hynilerëve në Prishtinë pa ndërhyrje rrezikohet edhe nga reshjet

Published

on

Muret e jashtme kanë pësuar plasaritje. Në disa raste janë zhveshur nga llaçi. Duket si një shtëpi e rrjepur, apo e sapodalë nga lufta. Realisht, është një prej shtëpive simbol të Prishtinës. Prej atyre që konsiderohen shtëpi të vjetra qytetare. Shtëpia e Hynilerëve gjenden në lagjen “Dodona”, në atë që njihet si Prishtina e Vjetër. Është monument 200 vjet i vjetër.

Njëra nga pronarët, Fatmire Hyniler, planifikon që brenda pak ditësh të bëjë një kërkesë për ndërhyrje në monument. Do ta dorëzojë në Ministrinë e Kulturës. Shtëpia mbrohet me ligj si aset i trashëgimisë kulturore qysh prej vitit 1967. Por historia e bashkëpunimit të pronarëve me institucionet nuk është fort e mirë.

Për herë të fundit më 2015, Ministria e Kulturës kishte planifikuar 100 mijë euro për restaurimin e shtëpisë. Pronarët nuk kishin pranuar. Ka vite që shtëpinë e kanë në shitje me arsyetimin se janë katër pronarë dhe duhet të bëjnë zgjidhje për të jetuar, pasi objekti aktual është i vogël për të gjitha familjet. Por tash kanë ndërruar hesapet. Njëra nga pronaret, Fatmire Hyniler, duket e vendosur në kërkesën për ndërhyrje në shtëpi. Ka thënë se brenda kësaj jave do ta bëjë atë zyrtarisht në Ministrinë e Kulturës.

“Rrjedh shumë ujë. Është shumë e frikshme të jetohet këtu. E kisha shitur për 400 mijë euro. Nuk po dimë as vetë çfarë të bëjmë. Jam duke pritur që të rregullohet koha. Le të vijnë e le të na e rregullojnë e le të jetojmë si duhet”, ka thënë ajo. Hyniler ka thënë se zgjidhja e çështjes së vendbanimit ka bërë që ta nxjerrë shtëpinë në shitje.

“E di që është gjynah me e shit se është prej shtëpive më të bukura të Prishtinës. Me e rregullu nuk e kisha lëshu kurrë”, ka thënë ajo. Sipas saj, shteti është dashur ta zgjidhte këtë çështje para shumë kohe.

“Do ta bëj një kërkesë urgjente. Ka rrezik të rrënohet oxhaku. Shtëpia është gati 200-vjeçare”, ka thënë ajo.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending