Aktuale
Shtëpia 600-vjeçare, konsiderohet jashtëzakonisht e rrallë nga ekspertët

Ferma rreth 600-vjeçare e vjetër, e njohur si “Llwyn Celyn”, në Uells të Britanisë së Madhe, po konsiderohet shtëpi jashtëzakonisht e rrallë e kohës mesjetare. Vlerësimi për këtë objekt, në të cilin dikur depërtonte shiu nëpër dhomat e saj u bë pas gjetjeve të ekpertëve.
Llwyn Celyn, që shtrihet në Black Mountains në kufirin e Anglisë dhe Uellsit, u ndërtua në vitin 1420, duke u bërë nga ndërtesat e pakta të asaj periudhe të mbijetuara përgjatë gjithë këtyre viteve, shkruan “The Guardian”, transmeton Ndërtimi.info.
Ndërtesa tashmë e restauruar, u gjet nga Ekspertët e Mbrojtjes së Monumenteve, Landmark Trust, në vitin 2007 një gjendje të rrezikshme, e fillimisht ata besuan se ndërtesa datonte nga shekulli i XV-të.
Ata madje bënë edhe një eksperiment me një pemë që gjendej aty, duke i analizuar rrathët e pemës. Kur më parë nuk ishte përdorur një teknikë e tillë për të përcaktuar vjetërsinë e drurit.
Kjo teknikë e re do të ishte potencialisht “transformuese” për të treguar vjetërsinë e ndërtimeve historike dhe trungjeve që nga koha e romakëve dhe potencialisht Epoka e Bronzit. Kështu mendon profesori i gjeografisënë Universitetin Swansea, Neil Loader.
“Ajo që është gjithashtu e rëndësishme,” thotë ai, “është se çdo lëndë e drurit që analizohet tregon jo vetëm moshën e mostrës, por edhe shumë detaje tjera.
Historiani i njohur Carlone Stanford, tha se ndërtesa ishte ndër më të rrezikuarat në Uells, por restaurimi i kujdesshëm që iu bë e shpëtoi atë.
Në fakt hulumtimi i Llwyn Celyn zbuloi se një sallë, që për një kohë kishte qenë e hapur, ishte ndryshuar në vitin 1690 për të përfshirë edhe katin e sipërm.
Stanford tha se përdorimi i teknikës inovative është një zbulim jashtëzakonisht i rëndësishëm./Ndërtimi.info/
