Connect with us

Trashëgimia

Shtëpia 130 vjeçare e agallarëve Rekathati në Prizren

Published

on

Në të djathtë të Lumbardhit, që ndan në dysh qytetin e bukur të Prizrenit, shtrihet lagjja “Bazhdarhane”.

E vjetër aq sa të gjallët nuk e mbajnë mend, kur janë ndërtuar aty shtëpitë e para. Në mesin e shtëpive të ulëta, të bukura e monumentale është ajo e familjes Rekathati. E ndërtuar këtu e 13 dekada më parë, ajo ruan gjithë bukurinë që e veçon sidomos në faqen ballore të saj, shkruan Koha Ditore.

E ndërtuan dy vëllezër të kamur të kohës, që quheshin Shyqri Aga e Ahmet Aga. Ky i pari ishte kryetar i Suharekës, gjë që i kishte dhënë edhe mbiemrin familjes për një kohë të gjatë. Familja e “përktheu” këtë mbiemër, duke u njohur edhe sot si Rekathati (Reka e thatë).

Shtëpia sot është e ndarë në dysh. U nda për të gjallë të dy agallarëve me një mur që i ndan përgjysmë shtëpinë dhe oborrin. Në njërën pjesë sot jetojnë trashëgimtarët e Shyqri Agës e në tjetrën ata të Ahmet Agës. Brezi i katërt e i pestë pas tyre jeton sot në këtë shtëpi, që shteti e ruan si vlerë të trashëgimisë së kulturës materiale. Rrëfimin e kujtimet i tregon ndër më të vjetrit e familjes, Aliriza Rekathati.

Ndërtimi midis viteve 1886 e 1903

Ai është 69 vjeç. Në 50 vjet të jetës së tij ka punuar me tekstil. Fillimisht në fabrikë shtetërore, e më vonë në firmë private. Aliriza Rekathati, tash pensionist, është i hareshëm e krenar, edhe teksa e tregon rrëfimin për paraardhësit e tij dhe për shtëpinë me të cilën ka lidhje të posaçme.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending