Connect with us

Featured

Shtëpi kosovare për familje zvicerane

Published

on

Mërgimtari Visar Rexhepaj ndërton shtëpitë “Green House” në Kosovë dhe i monton në Zvicër. Çdo vit, mbi 20 familje zvicerane porosisin shtëpi të tilla.

Në kuadër të projektit “Storje suksesi”, Albinfo.ch ka realizuar video-portretin e këtij ndërmarrësi inovues që ndihmon zhvillimin e Kosovës dhe e afron atë me Zvicrën.

Albinfo.ch ju sjell gjashtë video-portretet e para joshëse, të realizuara mbi ndërmarrësit nga diaspora kosovare në Zvicër dhe gjetkë në Evropë, të cilët kanë sjellë projekte inovuese dhe me vlerë të shtuar për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.

Qëllimi i këtij projekti”Storje suksesi” është të realizohen gjithsej 12 video portrete profesionale të thukëta dhe të një cilësie të lartë mbi individë që kanë jetuar apo jetojnë ende në diasporë. Bëhet fjalë për pjesëtarë të diasporës që kanë konkretizuar një projekt ekonomik, shoqëror, shkencor, kulturor apo me dimensione politike në Kosovë dhe përmes të cilit kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ndryshimet pozitive në Kosovë, sikurse në planin zhvillimor shoqëror, ekonomik dhe demokratik.

Në serinë e parë  “Storje suksesi”, të realizuar nga ekipi i albinfo.ch, bëhet fjalë për projektet: Green House, ferma Alpa-bio, stilistja dhe dizajnerja Flaka Jahaj, Baruti -Call center, Fondacioni Bonevet, si dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji. Të gjitha këto projekte që dallohen janë realizuar nga kosovarë që kanë jetuar apo jetojnë ende jashtë vendit.

Në vjeshtë albinfo.ch do t’ ju sjellë edhe gjashtë portrete të tjera “Storje suksesi” që dëshmojnë konkretisht se në ç’ mënyrë diaspora është forcë shtytëse për zhvillimin dhe modernizimin e Kosovës.

Ky projekt me qasje pozitive synon të ndikojë drejtpërdrejt në sensibilizimin e vendimmarrësve kosovarë në përkrahjen e nismave në Kosovë të kosovarëve në diasporë dhe që ngërthejnë potencial që mund t’i shërbejë zhvillimit të Kosovës. Ky projekt ka po ashtu për qëllim që, përmes vlerësimit të shembujve suksesi, t’i motivojë dhe t’i informojë personat nga diaspora, mbi mundësitë që ofron Kosova si dhe rolin që ata mund ta luajnë në zhvillimet demokratike si dhe socio-ekonomike në Kosovë.

“Storje suksesi” i përgjigjet fushës prioritare të tentimit të krijimit të mekanizmave të qëndrueshëm dhe institucionalë për ofrimin dhe bartjen e dijes sektoriale nga diaspora në Kosovë. Më konkretisht, përmes vlerësimit të 12 video portreteve të personave të diasporës që kanë konkretizuar projekte me efekte direkte apo anësore në Kosovë, “Storje suksesi” synon motivimin e aktorëve të tjerë potencialë që të ndërmarrin hapa analogë.

Pra, përmes këtij projekti cilësor – të konceptuar në thellësi, me qasje moderne dhe dinamike, me një laramani të pamjeve në Kosovë dhe në vendet perëndimore, me profile të ndryshme të bashkëbiseduesve, me një interaktivitet rreth çështjeve konkrete, me momente emocionuese – synohet të kontribuohet në komponenten informuese për pjesëtarë të diasporës që ngërthejnë kapacitete.

Kjo iniciativë ka po ashtu për qëllim të stimulojë shembuj të tjerë të ngjashëm dhe të krijohen mundësi që iniciatorët e projekteve nga diaspora të shkëmbejnë përvojat si dhe të krijojnë kontakte me vendimmarrës politikë kosovarë.

Projekti “Storje suksesi” është realizuar në suaza të Programit për Promovimin e Shoqërisë Demokratike (DSP), i mbështetur nga Zyra zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim në Kosovë (SDC-DEZA-DDC) dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending