Connect with us

Aktuale

Shtatorja më e famshme në Maqedoni nuk do të rrënohet

Published

on

“Nuk ka rrënim të Aleksandrit të Madh, por ai mbetet si simbol i miqësisë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. E njëjta do të ndodh edhe me përmendoren e Filipit të II-të dhe Olimpisë. Të gjitha pjesët tjera në lidhje me përmendoret, që janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe civilizuese botërore, do të jenë në vijën e forcimit të raporteve fqinjësore ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë”, kështu është shprehur zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovksi duke komentuar informatat në mediat greke se, përmendoret e projektit “Shkupi 2014” do të zhvendosen në Selanik të Greqisë, transmeton Portalb.mk.

Siç sqaroi më tej Boshnjakovski, i vetmi ndryshim që do të bëhet në përmendoret, është se do të jepet sqarim se për çfarë bëhet fjalë.

“Për shembull, emrin e “konj” (kali), do ta riemërojmë në atë që është në të vërtetë, “Aleksandar makedonski” (Aleksandri i Maqedonisë), dhe do të japim sqarim në përmendore se për çfarë bëhet fjalë. Respektivisht, heroi Aleksandri i Maqedonisë, si pjesë e periudhës helene antike, dhe si trashëgimi kulturore botërore”, tha Boshnjakovski.

Përdorimi i termit “Maqedoni”, bazë e marrëveshjes Shkup – Athinë

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski sqaroi se në marrëveshjen e arritur ndërmjet Shkupit dhe Athinës, është definuar qartë përdorimin e termit “Maqedonia”.

“Është qartë e definuar se çfarë për ne paraqet termi “Maqedoni”, dhe çfarë për ata paraqet termi “Maqedoni”. Dhe kjo dihet, se ajo çfarë për ne është “Maqedoni”, është e pranueshme për ata, dhe ajo çfarë për ata është “Maqedoni”, është e pranueshme për ne”, tha Boshnjakovski duke treguar gjithashtu se kjo është baza e marrëveshjes Shkup – Athinë.

Në marrëveshje gjithashtu:

  • thuhet se do të ekzistojë e drejta e të quajturit maqedonas;
  • thuhet se emri Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkthyeshme në të gjitha gjuhët;
  • thuhet se nuk parashihet që emri i ri të shkruhet në alfabetin latin;
  • sa i takon gjuhës maqedonase, thuhet se ruhet identiteti maqedonas;

“Gjuha maqedonase është e pranuar në Kombet e Bashkuara, dhe ajo ngelet ashtu. Nuk do të ketë fusnotë në OKB afër gjuhës maqedonase. Hiqet parashtesa FYROM. Do të kemi gjuhë maqedonase”, tha Boshnjakovski.

  • nuk janë përfshirë simbolet shtetërore, sepse nuk kanë qenë pjesë e marrëveshjes;
  • nuk ndryshohet himni, flamuri dhe stema,
  • nuk ndryshohen kodet MK dhe MKD.

Sfida e marrëveshjes: inatet politike

Marrëveshja për emrin Maqedoni – Greqi përballet me sfidën – inatet politike në Maqedoni. Nëse deri më sot, problemi ndërmjet pozitës dhe opozitës maqedonase, përfshirë këtu edhe presidentin, Gjorge Ivanov kishin të bënin me ligjin e gjuhëve, që ende nuk po publikohet në Gazetën Zyrtare, fatin e njëjtë, mos dekretimin nga Ivanovi mund ta pret edhe marrëveshja Shkup – Athinë.

Sot, kryetari i Maqedonisë për dy minuta u njoftua me marrëveshjen, megjithëse paraprakisht ka njoftuar se për të, nuk është i papranueshëm, çfarëdo zgjidhje që do të shkaktonte ndërhyrje në Kushtetutë. Ai sot vetëm morri marrëveshjen nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, dhe të njëjtit “i largoi” nga zyra, duke mos pranuar sqarime më shumë, por duke paralajmëruar konferencë për media sot.

“Qeveria e Maqedonisë ka qëllim të qartë, se ndodhemi në një moment kyç, historik për Republikën e Maqedonisë, për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Para nesh ndodhet perspektiva evropiane, presim të bëhemi anëtarja e 30-të e NATO-s, dhe në Bruksel do të vendoset flamuri maqedonas. Edhe njëherë them, se presim që të gjitha subjektet politike në Maqedoni, do të jenë të vetëdijshëm, dhe do të dinë se në çfarë situate politike gjendemi për momentin. Ne do të sillemi në mënyrë konstruktive, duke sqaruar përfitimet e këtij procesi. I cili së shpejti do të jetë i publikuar”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski.

Marrëveshja Shkup – Athinë, mes spekulimesh

Zyrtarisht, marrëveshja e arrirë ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras ende nuk është publikuar si e tërë, për këtë, mediat në Greqi dhe Maqedoni, gëzojnë “autoritetin” që të spekulojnë për përfitimet dhe humbjet e Greqisë dhe Maqedonisë nga kjo marrëveshje.

“Marrëveshja do të publikohet, menjëherë pas mbarimit të seancës qeveritare, e cila për momentin nuk është caktuar ende. Kur do ta caktojmë, sikur çdo seancë qeveritare, do ta njoftojmë, dhe nga e njëjta do të informojmë kur do të mbarojë”, tha Boshnjakovski.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending