Connect with us

Aktuale

Shtatë vitet kur furishëm në tokën e bukës u “mboll” beton [video]

Published

on

Shkendije Ahmeti

Vitet mes 2008-s dhe 2015-s kanë qenë të këqija për tokat bujqësore. Në vend se të mbillet grurë apo misër, aty u mboll beton. Mbi tokë bujqësore u ndërtua. Ky shndërrim i tokave bujqësore në beton, del të jetë shqetësuese për Federatën Sindikale të Bujqve në vend.

Uzurpimi i tokave bujqësore me beton duhet të jetë alarmante për qytetarët dhe shtetin, pasi rrezikohet nga importin i kulturave bujqësore. Mirëpo Ministria e Bujqësisë thotë se ka mjaft tokë bujqësore për shfrytëzim.

Sipas vlerësimeve të ministrisë del që brenda një viti Kosova të humb rreth 500 hektarë tokë bujqësore, të cilat zëvendësohen me toka ndërtimi.

Sipërfaqet më të preferuar për tu kthyer në betoni janë kryesisht rreth magjistraleve, në të gjitha komunat e Kosovës janë shndërruar në zona industriale, objekte afariste e komerciale dhe banesa kolektive.

Tahir Tahiri, udhëheqës i Federatës Sindikale të Bujqve ka treguar për Ndërtimi.info se nga tokë bujqësore lehtë shndërrohet në ndërtim, por jo anasjelltas.

“Më së shumti ndërtohet pranë autostradave, pran magjistraleve, pranë qendrave ku mund të zhvillohen biznese të lloj-llojshme. Siç janë restaurantet, pishina, depot e materialit ndërtimor, pompa të benzinës, depo të mbeturinave gjegjësisht të veturave të vjetra, lloj-lloj formash që njerëzit mendojnë me zhvillu një biznes për të mbijetuar, për të pasur përfitime personale. Në këtë mënyrë përveç që uzurpohen dhe zvogëlohen sipërfaqet e tokave bujqësore të mbrojtura me ligj ato toka po betonohen me zhavorr e me gur që është shumë vështirë edhe nëse shteti intervenon edhe nëse fermeri ose individi që donë të zhvilloj një biznes të tillë dhe që donë ndërkohë me kthy prapë në tokë bujqësore është shumë vështirë, sepse aq shume futen gur e beton nëpër ato pjesë saqë është vështirë me i kthy në toka pjellore”, thotë Tahiri.

Gjitha zonat e Kosovës, disa më shumë e disa më pak po degradojnë tokat bujqësore, edhe pse po ekziston Ligji për Tokat Bujqësore, Tahiri është shprehur se ky ligj nuk po implementohet, duke zvogëluar tokën e bukës.

“E për neve është më shqetësuese që ne po e importojmë bukën, edhe atë më të madhe. Këtë vit nuk kemi më shumë se deri 20-25 për qind bukë për popullatë. Gjithë pjesën tjetër të grurit dhe kulturave bujqësore i marrin prej importit e çka është më shqetësuese për neve si sindikate është që i marrim të gjitha nga Serbia”, tha Tahiri.

Shefi i Divizionit për Tokën Bujqësore, që funksionon në kuadër të Ministrisë se Bujqësisë, Idriz Gashi për Ndërtimi.info ka treguar se grumbullimi i të dhënave se sa hektarë tokë bujqësore shndërrohen në tokë ndërtimi është kompetencë të kuvendeve komunale.

“Sipërfaqet e tokave bujqësore të cilat shndërrohen  në tokën ndërtimore, kjo kompetencë iu takon kuvendeve komunale të bëjnë grumbullimin  e këtyre të dhënave bazuar në ligjin për tokat bujqësore dhe këto të dhëna t’i dërgojnë në Ministrinë e Bujqësisë. Përkundër kërkesës që kemi dërguar të gjitha komunave të Kosovës që këto të dhëna të sigurohen ende nuk kemi marrë ndonjë shifër të saktë. Vlerësohet që në Kosovë humbin për çdo vit në mënyrë të organizuar, kur them në mënyrë të organizuar me plane zhvillimore komunale në mënyrë të paoraganizuar rreth 500 hektarë…Vitet kur ka humbur sipërfaqja e tokës bujqësore, zhvillimi më i hovshëm ka qenë nga viti 2008 deri në 2015 edhe po ndodh”, ka treguar Gashi.

Ndër tjera Gashi thotë se nuk do ketë ndonjë pengesë në sektorin e zhvillimit të bujqësisë, por vetëm se çdo gjë duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar  me institucionet tjera për zhvillim ekonomik.

“Nga ana tjetër sa i përket tokës bujqësore, toka bujqësore në Kosovë ka një pjellori të lartë, mund të themi se kemi tokë kualitative…kështu që nuk vlerësoj që do të kemi ndonjë pengesë në sektorin e zhvillimit të bujqësisë mirëpo kjo do të jetë në mënyrë të koordinuar me institucionet tjera, të kem zhvillim ekonomik. Zhvillimi ekonomik kryesisht bëhet në ndërtime në tokat bujqësore qoftë  infrastruktura, qoftë në zhvillimin e zonave ekomomike, zgjerimin e zonave urbane e tjera”, tha ai.

Gashi ka treguar se një tokë  bujqësore të shndërrohet në tokë ndërtimi duhet të jetë e paraparë me plan zhvillimor komunal.

“Kjo çështje është e rregulluar me kornizën ligjore në fuqi, baza kryesore është ligji për planifikim hapësinor dhe ligji për tokat bujqësore të cilat në fakt janë të inkuperuara njëra me tjetrën. Pasandej, para aprovimit të planit zhvillimor komunal, kërkesa duhet t’i nënshtrohet Ministrisë së Bujqësisë e cila e shqyrton se ajo komuna, zgjerimin e zonave urbane në tokë bujqësore  ku mund të ndalohet apo ku mund të aprovohet, varësisht nga kualiteti i tokës të cilat planifikohet të bëhet zgjerimi i tokës urbane në toka bujqësore”, tregoi Gashi.

Edhe procesi i privatizimit ka ndikuar në zvogëlimin e sipërfaqes së tokës së punueshme. Sipas një raporti të publikuar nga Ministria e Bujqësisë, thuhet se nga viti 2004 e deri në vitin 2014 janë privatizuar mbi 28 mijë hektarë, më çmim mesatare të shitjes prej 34 euro për një ari.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending