Arkitekturë
7 projektet për rikonstruksionin e Katedrales Notre Dame

Që nga momenti i rënies së zjarrit i cili gati la të shkatërruar Katedralen Notre-Dame, një mori projektuesish kanë ofruar propozime alternative për rindërtimin e saj.
Studio Fuksas

Arkitektët italianë Massimiliano dhe Doriana Fuksas kanë propozuar shtimin e një çati bashkëkohore dhe spirale të bërë nga kristali i Baccarat në katedralen, e cila do të ndizet gjatë natës. “Një simbol spiral kristali i brishtësisë së historisë dhe spiritualitetit, Drita si simbol i jo-materialitetit”, tha studio.
Mathieu Lehanneur

Projektuesi francez Mathieu Lehanneur propozon zëvendësimin e spirales jo me një kopje të asaj që është ndërtuar 150 vjet më parë, por ajo që ishte gjatë zjarrit.”Unë dëshiroj të ndërtoj imazhin e një momenti të ngrirë në historinë që mund të mbetet për shekuj me radhë. Projekti është një flakë e përhershme monumentale e mbuluar me gjethe të artë. Për mua kjo është një mënyrë për të kapur katastrofën dhe për ta kthyer atë në diçka të bukur, u shpreh projektuesi.
Vizumatelier

Propozimi i Vizumatelier është një kullë e lehtë me rreze drite që do të shkëlqejë drejtpërdrejtë lart.”Në kohën gotike, ndërtuesit përpiqen të arrijnë në qiell, ndërsa Viollet le Duc e provoi atë edhe në shekullin e 19-të dhe u afrua më shumë. Tani është e mundur që kjo të ndodhë”, tha studio.
Kiss The Architect

Studio arkitekturore në Qipro Kiss Architect ka propozuar rindërtimin e majës së katedrales me një përzierje eklektike të harqeve dhe sferave të mbështjellë rreth një shkalle qendrore.
AJ6 Studio

Studioja arkitekturore në São Paulo AJ6 Studio imagjinon Notre-Dame të rindërtohet me një çati dhe spirale të bërë pothuajse tërësisht nga xhama me ngjyra. Në artin gotik është lidhja e tokës me qiellin, dhe brenda katedrales, ndriçimi natyror shumëfishohet me ngjyra nëpërmjet filtrit të strukturës me xhama, u shprehën arkitektët.
Alexander Nerovnya

Arkitekti Rus Alexander Nerovnya propozon kombinimin e një çatie plotësisht prej xhami me një strukturë më tradicionale të spirales.”Kur njerëzit vijnë për të parë katedralen ata do të ndjejnë një lidhje të fuqishme me historinë duke parë pjesët e lashta dhe bashkëkohore së bashku,” shpjegoi Nerovnya.
David Deroo

Arkitekti francez dhe artisti David Deroo ka krijuar një dizajn për “një përfaqësim idealist se si Notre-Dame mund të rindërtohet”. Vizualizimi tregon një version të modernizuar të çatisë dhe spirales që ruan shumicën e formave origjinale. “Një terren i mesëm duhet të arrihet mes njohjes së së kaluarës dhe sjelljes së inovacionit të kohës sonë”, tha Deroo.
