Aktuale
Shraku: Degradimi i tokës bujqësore nga ndërtim shkak i papërgjegjësisë për menaxhim

Është raportuar se tokat bujqësore po betonohen nga ndërtimet e shumta që po bëhen në Kosovë, e të cilat toka vështirë të kthehen prapë në tokë pjellore.
Sipas prononcimeve të zyrtarëve të MBZHR nga degradimi i tokave bujqësore Kosova çdo vit po humb 500 deri 1 mijë hektarë tokë, statistika këto të cilat i ka prezantuar në Konferencën për Ndërtim inxhinieri i bujqësisë Afrim Shraku me temën “Degradimi i tokave bujqësore nga ndërtimi”.
Shraku tha se shkatërrim i tokave bujqësore po vjen nga pa vetëdijësimi, pa përgjegjësia e shpeshëher edhe nga paaftësia për të menaxhuar sisitemin e tokës.
Kombinimi i tri këtyre po sjellë edhe problemin e degradimit të tokave bujqësore.
“Sipas prononcimeve të zyrtarëve të MBPZHR Kosova humb çdo vit nga 500 der në rreth 1 mijë hektarë tokë. Dëmtimet dhe humbjet e tokave bujqësore në Kosovë mund të ndahen në tri grupe, kontaminimi, geradimi dhe shkatërrimi. Shkatërrimi dhe humhja e tokës kemi dy grupe, shkatërrimi e përkohshëm të fondit të tokës dhe në shkatërrimet permanentet që është toka në të cilën bëhen ndërtime, ndërtimi me destinacion për industri , rrugët dhe shfrytëzimi i inerteve përgjatë shtretërve të lumenjëve. Si burime të degradimi dhe humbjes së tokës bujqësore varet varet vetëdijes, pa përgjegjësisë e shpeshhere edhe pa aftësuise e kombinimi i këyre sjellin gjitha këto probleme. Legjislacioni pa zbatim efektiv. Mungesa e strategjisë së menaxhimit të qëndrueshëm të sistemit të tokës, mungës e informacionit të cilësisë së tokës”, tha Shraku.
Ndryshe, sipas raportit IPBES në botë nga degradimi janë prekur diku rreth 3.2 miliardë njerëz çka do të thotë se janë krijurakushte për migrim.
Se a ka toka për ndërtimi ai tha se ka toka për ndërtim por që politika dhe të gjithë nuk shikojnë ku ndërtojnë, e tyre është vetëm të krijojnë rrugë e cila shpien tek ndërtimi i biznesit të tij.
“Tokat ku janë ndërtimet nuk mund të kthehen në tokë bujqësore sepse aty mbeten mbetjet dhe substrakti amë që nuk ka materie organike. E për me kthy atë në tokë bujqësore duhet investime të hatashme”, tregoi ai.
Kurse kryetari i Federatës Sindikale të Bujqëve të Kosovës, Tahir Tahiri tha se qysh nga paslufta tokat janë uzurpuar nga njerëzit e ato toka të uzurpuara e sidomos në ato afër magjistraleve kanë nisur ndërtime të ndryshme.
Tahiri tregon se për degradimin e tokave bujqësore kanë bërë edhe kërkesa në Minisstrinë e Bujqësisë qoftë lokal ose qendror por që kërkesat kanë hasur në rezistencë. Se kërkesat kanë hasur në vesh të shurdhër po bëhet shkaku se ndërtimet pa leje vend e pa vend ka ndodhur nga njerëzit me influencë e që nuk kanë pas mundësi të marrin masa kundër vetëvetës.
Tokat bujqësore pjellore të klasit të parë shpaklen jo bujqësore vetëm për t’iu dhënë një biznesi
Ai ka këkruar që të bashkëpunohet me federatën dhe me organizata tjera që ta zgjidhin këtë problematikë.
