Aktuale
Shqyrtohen 244 ankesat për emërtimet e rrugëve në Gjilan, 102 prej tyre aprovohen si të bazuara

Banorët në Gjilan kanë parashtruar 244 ankesa të cilat lidhen me emërtimet e rrugëve në qytet dhe fshatra.
Komisioni i Themeluar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit ka shqyrtuar këto ankesa dhe 102 prej tyre janë aprovuar si të bazuara, 89 ankesa janë refuzuar si të pabazuara ndërkaq kanë pranuar edhe 53 kërkesa për emërtime të reja të rrugëve, raporton Koha Ditore.
Qytetarët kanë dorëzuar ankesat e tyre në Qendrën për Shërbime me Qytetarë por ankesat janë dorëzuar edhe te kryetari i komunës dhe në drejtoritë e tjera komunale.
Drejtori i administratës në Gjilan, Bardhyl Syla ka deklaruar për gazetën “Koha Ditore” se ata kanë përfunduar procesin sa i përket shqyrtimit të ankesave dhe raporti është proceduar në Agjencionin Kadastral të Kosovës, i cili do të verifikojë edhe ligjshmërinë në këtë proces.
“I ka kaluar proceduat në Kuvendin Komunal dhe raporti është proceduar në Agjencionin Kadastral të Kosovës për verifikim të ligjshmërisë. Pasi të bëhet verifikimi i ligjshmërisë sepse ata bëjnë një kontroll për mënyrën sesi është punuar. Dhe pasi të kthejnë përgjigje për këtë raport atëherë fillohet që të ekzekutohen punët në terren domethënë fillon ndërrimi i tabelave me emërtimet” ka thënë ai.
Ai deklaron se me hapjen e rrugëve të reja do të paraqitet edhe nevoja për emërtime të reja dhe do të themelohen edhe komisione të tilla nëse një gjë e tillë kërkohet.
“Kjo ka qenë një fazë mirëpo nuk do të thotë që në të ardhmen nuk do të ketë nevojë për emërtime të reja sepse hapen rrugët e reja dhe do të jete punë e vazhdueshme që do të bëhet” ka thënë Syla.
Ndryshe raporti i Komisionit për shqyrtimin e ankesave rreth emërtimit të rrugëve ka theksuar edhe sfidat të cilat janë shënuar në këtë proces meqë një pjesë e ankesave të cilat ishin parashtruar nga qytetarët nuk ishin të qarta dhe të palexueshme për shkak të mënyrës së hartimit të tyre dhe aspekt tjetër ishte edhe mungesa e përgjigjeve nga palët për informacionet të cilat ishin kërkuar si shtesë.

-
Infrastrukturë1 day ago
Ulqini do të bëhet me stadium modern, zgjidhen problemet pronësore, hapet rruga për konkursin ndërkombëtar
-
Ndërtim1 day ago
Si po i shpëtojnë drejtësisë ndërtuesit e shumëkateve pa leje?
-
Infrastrukturë23 hours ago
Komuna e Vushtrrisë i dha tender 147 mijë euro kompanisë që nuk i plotësoi kriteret
-
Infrastrukturë1 day ago
Prezantohet Projekt plani i ndërtimit të Parkut në Zonën Turistike Strazhë
-
Arkitekturë2 days ago
Arkitektët dhe projektuesit po përballen me sfidën e ri-imagjinimit të hapësirave
-
Infrastrukturë2 days ago
Skanska fiton kontratën norvegjeze të ndërtimit të rrugës prej 395 milionë euro
-
Ndërtim2 days ago
Ndërtimi i objekteve të larta afër shtëpive, shqetësim për shumë banorë të Prishtinës
-
Aktuale22 hours ago
Komuna e Gjilanit dha mbi 80 mijë euro për orendi në QKMF, tash s’dihet ku kanë mbetur