Aktuale
Shqiptari që i shpëtoi për pak minuta rrëzimit të urës në Itali

Avokatin shqiptar Saimir Vishaj e kanë ndarë vetëm nëntë minuta nga tragjedia në Gjenova. Në një postim në Facebook avokati i njohur falenderon Zotin që ka shpëtuar për pak minuta nga rrëzimi i urës Morandi.
Faleminderit Zoti im..mbas 9 min ndodhi tragjedia këtu në Genova”, shkruan Vishaj.

Ura Morandi u shemb rreth mesditës duke shkaktuar viktima dhe mjaft të plagosur.
Po ashtu për ngjarjen ka folur edhe shofer i quajtur Alberto Lercari, i cili ka parë me sytë e tij gjithë skenën e frikshme. Ai është personi që dëgjohet në video teksa ulëret: O Zot, jo!
Menjëherë pasi regjistroi pamjet e frikshme ai ka dhënë edhe dëshminë e parë për ngjarjen.
“Pashë njerëz që vinin përballë meje me vrap, të terrorizuar nga ajo që kishin parë me sy. Ishte e frikshme, e pashë urën se si u rrëzua”.
Ndryshe, sot në Gjenova të Italisë është rrëzuar një urë duke shkaktuar një katastrofë. Ura është rrëzuar në gjatësi prej afro 100 metrash.
Ministri i Transportit në Itali, Danilo Toninelli tha se po duket sikur të jetë “tragjedi e pafund”, teksa burimet brenda policisë thonë se janë të paktën 10 të vdekur e shumë të bllokuar, ndoshta të gjallë, brenda rrënojave.
Dëshmitarët i kanë thënë televizionit publik italian se kishte radhë trafiku në urë në ato momente.
Ndërsa, burime tjera në ambulancat lokale kanë thënë se janë “dhjetëra të vdekur”, shkruan BBC.
Video të shumta po tregojnë se si ura është rrëzuar. Pjesa e rrëzuar e urës ka rënë mbi binarë, që sipas agjencisë së lajmeve AFP, bashkë me pjesën e urës kanë rënë automjete dhe kamionë.
Ura, e njohur me emrin “Ura Morandi”, është ndërtuar në vitet e ’60-ta si pjesë e rrugës A10. Ajo është rrëzuar pak para drekës, teksa binte një rrëbesh shiu.
