Arkitekturë
Shqiptari e kthen depon e vjetër në restaurantin më të mirë në botë
Shqiptari, Rene Rexhepi është kuzhinier më i mirë në botë, ndërsa për të shijuar ushqimet e tij në restauratin e tij “Noma” në Kopenhag është shumë vështirë të bësh një rezervim, pasi interesimi kalon çdo parashikim.
Mirëpo, Rexhepi nuk e kishte krejtësisht të lehtë për të ndërtuar restorantin e tij.
Ai, restauratin e krijoi në një magazinë të vjetër buzë ujit, në qendër të Kopenhages, shumë pranë sheshit tregtar, prej 200 vjetësh qendër e tregtisë me Ishujt Faroe, Islandën e Groenlandën.
Në vitin 2003, magazina u shndërrua në Shtëpinë e Atlantikut të Veriut, një qendër për artin dhe kulturën e rajonit të Atlantikut të Veriut. Noma u hap në të njëjtën kohë nga Rexhepi dhe Claus Meyer.
Sipas një raporti të administratës daneze të ushqimit midis 12 dhe 16 shkurtit 2013, u sëmurën 63 nga 435 persona pasi hëngrën në Noma. Simptomat i atribuoheshin norovirusit, për të cilin mendohej se ishte përhapur pa qëllim nga një punonjës i infektuar i kuzhinës.
Rexhepi planifikon të mbyllë Nomën më 31 dhjetor 2016 dhe ta rihapë atë në vitin 2017 me një fermë urbane pranë Kopenhagenit.
Mirëpo, tani enterieri i restaurantit “Noma” ëhstë njëri nër më të veçantit nga të gjitha restorantet. Dizjanerë të të mëdhenj kanë punuar dhe punojnë për të freskuar pamjen e restaurantit më të famshëm, në mënyrë q ëtë ofrojnë rehati për klientët.
E, tani ekziston edhe Noma Mexico, i cili klientëve u ofron një ambient plotë natyrë. Me shumë pemë, e gjelbërim në një kopsht që ngjan me një pjesë të shkëputur nga xhungla është e veçanta e tij.