Aktuale
Shqetësuese vdekja e punëtorëve në vendet e punës, këta janë shkaktarët
Vetëm brenda këtij viti, 11 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës, shkak del të jetë niveli i ulët i sigurisë në punë. Krahasuar me vitin 2016-të vdekjet në vendet e punës kanë shënuar rritje, kështu ka bërë të ditur kryeinspektori i punës Basri Ibrahimii.
“Ky vit nuk ka qenë i mirë, në kuptim e asaj që ka pas më shumë vdekje në vendin e punës se në vitin 2016-të. Edhe pse në këtë vit ka një ndryshim sepse vitet paraprake kryesisht kanë qenë në ndërtimtari. Ndërsa në këtë vit janë katër raste të vdekjes në vendin e punës jashtë ndërtimtarisë. Këtë vit i kemi bërë rreth 1800 inspektime vetëm në ndërtimtari që mund të them se mbi 90 për qind i kemi përfshi ndërtimtarin. Nga kjo i kemi shqiptu edhe 66 gjoba në ndërtimtari për shkelje të të drejtave të punëtorëve”, tha Ibrahimi
Edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) vlerësojnë se siguria në vendet e punës nuk është ë nivelin e duhur.
Sipas ligjeve në fuqi Ligjit të Punës dhe Ligjit për Siguri në Punë punëdhënësi është I detyruar t’i siguroj kushtet e nevojshme për mbrojtje në punë por në praktikë këto ligje pak zbatohen. Në Këshillin për Mbrojtjen dhe të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) thonë se shqiptohen pak gjoba për mungesën e sigurisë në vendet e punës.
Në Inspektoratin e Punës theksojnë se problem edhe më tej paraqet mungesa e numrit të inspektorëve të punës. Thonë se 40 inspektorë të punës nuk mjaftojnë as përafërsisht.