Connect with us

Aktuale

Shpenzimet e komunave për zbukurimet e fundvitit

Published

on

Në prag të festave të fundvitit, përveç shtëpive dhe ambienteve private po zbukurohen edhe qytetet e Kosovës. Por, sa është buxheti që kanë ndarë shtatë komunat më të mëdha të Kosovës për sheshe e rrugë festive, me drita e zbukurime.

Cilat janë kompanitë kontraktuese dhe si arsyetohen këto mjete buxhetore të dedikuara vetëm për hijeshinë e qyteteve?! Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Ferizaj, Gjilani dhe Gjakova janë komunat të cilat sivjet do të investojnë mijëra euro për pritjen e festave me drita shumëngjyrshe e zbukurime të tjera, përveç Pejës e cila nuk do të shpenzojë asnjë cent!

Portali rtv21.tv ka siguruar shifra se sa është ndarja e buxhetit për zbukurimet e fundvitit për secilën komunë.

Prishtina e para

Komuna e Prishtinës sivjet do të shpenzojë rreth 63 mijë euro për zbukurimin e qytetit.

Kjo shumë vije nga kontrata kornizë në vlerë prej 190 mijë euro për 36 muaj (3 vjet). Në kontratën kornizë të Komunës së Prishtinës bëhet e ditur se ky buxhet është +/-30% me devijim të lejuar. Kryeqyteti për kontratën kornizë sivjet ka nënshkruar kontratë me ndërmarrjen private “Anea”.

Në kontratë përfshihen edhe detajet e zbukurimeve duke i arsyetuar mjetet e dedikuara. Ku përcaktohet edhe gjatësia e bredhit që duhet të jetë deri në 10 metra, ngjyrat e dritave dekoruese janë përcaktuar të kuqe dhe të bardhë, si dhe është përcaktuar edhe mirëmbajtja e këtyre dekorimeve.

Mitrovica ndriçohet me 2 mijë euro

Komuna e Mitrovicës deri më tani nuk ka kontraktuar asnjë kompani për stolisjen e qytetit. Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë, Tafil Peci, në një përgjigje për portalin rtv21.tv ka theksuar se dekorimi i sheshit për festat e fundvitit do të bëhet në bashkëpunim me bizneset dhe OJQ-të. Për dekorimin e qytetit shuma maksimale që mund të ndahet është jo më shumë se 2 mijë euro. “Nëse vendosin t’i mbështesin, shuma maksimale mund të arrijë deri në 2000 euro”, ka konfirmuar Peci.

Prizreni si vjet edhe sivjet

Komuna e Prizrenit sivjet sikur viteve të kaluara ka ndarë shumën e njëjtë për projektin e dekorimin e qytetit për festat e fundvitit. Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Prizrenit, Lis Dorambari për portalin rtv21.tv ka thënë se Komuna e Prizrenit sivjet ka ndarë buxhet prej 30 mijë euro. Sipas Dorambarit ende nuk janë zhvilluar procedurat tenderuese. Komuna e Prizrenit deri më tani nuk ka kotraktuar asnjë kompani për zbukurimin e qytetit. “Sipas praktikave të viteve të kaluara, koha e ndarë për realizimin e projektit ka qenë 15 ditë. Mirëpo këtë kohë e përcakton Njësia Kërkuese dhe Menaxheri i Kontratës para publikimit të thirrjes, pas analizimit të punimeve që do të realizohen”, ka thënë ai.

Megjithatë, Komuna e Prizrenit edhe pse me 30 mijë euro buxhet për drita e zbukurime ende nuk kanë një plan konkret. Sipas zëdhënësit të komunës projekti nuk është dorëzuar akoma nga kompania projektuese. Buxheti i ndarë nga Komuna e Prizrenit edhe në vitin 2018 ka qenë po ashtu 30 mijë euro.

Ferizaj me më pak para

Sikur Prishtina edhe Komuna e Ferizajt për stolisjen e qytetit ka hartuar një Kontratë Publike Kornizë për 36 muaj. Sipas kontratës shuma e kontraktuar është 34 mijë e 224 euro. Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun nga Komuna e Ferizajt, Albion Sherifi për portalin rtv21.tv ka thënë se kosto e shpenzim për projektin e dekorimit të qytetit të Ferizajt për sivjet është afro 12 mijë euro, sipas tij kosto kjo jashtëzakonisht e ulët krahasuar me vitet pararendëse. Fituesi i tenderit për zbukurimin e Ferizajt është OE “N.Sh. Besa”. Sherifi ka njoftuar se periudha kur do të finalizohet dekorimi i qytetit për festat e fundvitit është 5-10 dhjetor. Gjakova me 5 mijë euro më pak Për stolisjen e qytetit për festat e fundvitit, Komuna e Gjakovës ka paraparë të ndajë buxhet në vlerë prej 14 mijë euro, pesë mijë euro më pak se në vitin 2018. Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjakovës, Durim Halilaj, në një përgjigje për portalin rtv21.tv ka thënë se me këto mjete është planifikuar të zbukurohet “ Tregu i Vitit të Ri” si dhe zbukurime të ndryshme në qytet. Sipas Halilajt operatorët ekonomikë kishin të drejtë të ofertojnë deri më 14.11.2019. Pas kësaj date, pasojnë procedurat tjera deri në përzgjedhjen e operatorit për stolisjen e qyteti. Gjakova vitin e kaluar ka shpenzuar 19 mijë euro.

Peja nuk ndanë buxhet

Për dallim nga komunat e tjera, Peja as sivjet nuk ka ndarë buxhet për dekorimin e qytetit. Në një përgjigje elektronike për portalin rtv21.tv drejtori i Financave në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj ka arsyetuar mosndarjen e buxhetit për dekorimin e qytetit. “Komuna e Pejës nuk ka ndarë buxhet për dekorimin e qytetit, po ashtu nuk ka ndarë as vitin e kaluar edhe qyteti ka qenë i dekoruar prej kompanive private të qytetit të Pejës, arsyeja pse s’kemi nda buxhet është se në sheshin kryesor janë duke u zhvillu punime në Infrastrukturë”, ka thënë Abazaj. Ai theksoi se edhe sivjet ka gjasa që kompanitë private do ta stolisin pjesën e Parkut “Ibrahim Rugova” që është afër qendrës.

Gjilani në “terr”

Se sa është buxheti i Komunës së Gjilanit për projektin e dekorimeve për festat e fundvitit dhe si do të dekorohet ky qytet nuk dihet, pasi që asnjë nga zyrtarët e komunës që janë kontaktuar nga portali rtv21.tv nuk janë përgjigjur.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending