Connect with us

Trashëgimia

Shpellat 700 vjeçare që duken si vrima lepuri

Published

on

Këto fotografi tregojnë shpellat e famshme mbi 700-vjeçare në Shropshire të Britanisë së Madhe. Aty janë fshehur Kalorësit e Tempullit, një urdhër fetar i fshehtë në mesjetë që zhvilloi luftëra të përgjakshme.

Në pamje të parë, shpellat duken si vrima të zakonshme lepuri, por ato që aktualisht janë të paprekura, janë shfrytëzuar nga ndjekësit e Kalorësve të Tempullit.

Fotoreporteri Michael Scott, nga Birmingham, ka zhvilluar kërkimet për këto vende të fshehta, hyrja e të cilëve është vetëm rreth 1 metër mbi fusha. Tuneli të çon në një rrjet nënkalimesh të nëndheshme që janë “krejtësisht të paprekura” dhe të mbushura me harqe të hedhura bukur.

Zona është përdorur si vend ceremonial për ndjekësit e sektit të fshehtë, duke ofruar strehë të sigurt nëntokësore, pasi udhëheqësit shtetëror shkatërruar brutalisht bazën e pushtetit të tyre.

Luftë e madhe ndaj tyre u zhvillua nga mbreti i Francës Filip IV, i cili i frikësuar nga fuqia e tyre ekonomike dhe politike, u përpoq për ta çmontuar grupin.

Shumë prej tyre u torturuan dhe u djegën në turrën e druve për t’i diskretituar publikisht.

 

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending