Connect with us

Trashëgimia

Shpella e veçantë me mozaikë nga miliona guaska

Published

on

Ishte viti 1835, kur James Newlow po gërmonte pranë qytetit bregdetar anglez Margate, duke dashur të krijonte një liqen të vogël artificial me qëllim që djali i tij të mund të luaj me patat.

Megjithatë, lopatën ia gëlltiti dheu dhe befasisht iu zhduk nga dora. E djali i Jamesit, vendosi që në gropën e hapur të lëshohet me litar për të parë se për çfarë bëhej fjalë.

Ata as që kishin ëndërruar që një ditë do të zbulonin diçka kaq madhështore, që nuk ekziston askund tjetër në botë.

Poshtë tokës ishte një tempull magjik i zbukuruar me miliona guaska. E hulumtimet kanë treguar se bëhet fjalë për një hapësirë prej rreth dymijë metra katrorë, me dekorime dhe mozaikë të përbërë prej 4.6 milionë guaska.

Në vendkalimin nëntokësor ka edhe dhoma me altarë, e personit të parë që i ra ndërmend që nga kjo hapësirë të fitojë para, është një mësues që e bleu tokën mbi dhomën e fshehtë dhe e adoptoi atë në mënyrë që vizitorët të mund të futen. E vetëm dy vite më vonë, më 1837 , shpella u hap për të gjithë kureshtarët.

Megjithatë ende nuk është sqaruar se si është ndërtuar ky mozaik, edhe pse spekulohet se bëhet fjalë për romakët e të tjerë pretendojnë se tempulli u ndërtua në shekullin e 18-të dhe pas tij qëndron një shoqëri e fshehtë.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending