Aktuale
Shpallet lista e ngushtë për çmimin “Aga Khan” për arkitekturë

Është publikuar lista e ngushtë e projekteve që konkurrojnë për çmimin “Aga Khan”, për arkitetkurë, ku fituesi do të merr si shpërblim çmimin prej 1 milion dollarësh.
Kjo ceremoni mbahet çdo tri vite dhe adreson nevojat dhe aspiratat e komuniteteve muslimane, transmeton Ndërtimi.info.
Nominimet përfshijnë një mikro-bibliotekë indoneziane me kosto të ulët, e cila synon të ndihmojë në luftimin e shkallës së ulët të personave që dijnë shkrim-lexim në atë vend dhe dizajnin e tregut të peshkut Muttrah në Muskat – dizajni ky i frymëzuar nga rrjedha e kaligrafisë arabe.
20 projektet e përzgjedhura për vitin 2019, nga 16 vende të ndryshme, u shpallën në Kazan të Rusisë, në një ekspozitë mbi çmimin “Aga Khan”.
Projektet nga lista e ngushtë pëfshijnë një projekt, të quajtur rezidenca AM në Xhakarta të Indonezisë, përmbanë një dizajn të frymëzuar nga shtëpitë tradicionale vendore të cilat përdorin ventilimin natyror, me dritaret e thjeshta që krijojnë një lidhje të fuqishme me natyrën jashtë.
Projekti tjetër gjendet në Pekin, të Kinës dhe quhet Courtyard House Plugin. Objekti është një sistem modular i parafabrikuar, shumë unik dhe interesant.

Fshati i fëmijëve SOS në Tadjourah, Xhibuti, është një dizajn i bazuar në një medinë tradicionale. Kompleksi u krijua për të siguruar një shtëpi të sigurt për fëmijët në rrezik – secila njësi strehon gjashtë deri në shtatë fëmijë dhe një kujdestare.

Shkolla Jarahieh, në Al-Marj, Liban, siguron objekte edukimi për fëmijët nga 300 familje refugjate siriane. Komuniteti vendas ka ndihmuar në hartimin dhe ndërtimin e tij, duke e bërë atë një burim krenarie aq sa edhe arsimi.

Projektet tjera nga lista e ngushtë gjenden në Bangladesh, Emirate të Bashkuara Arabe, Katar, Turqi, Palestinë dhe Iran./Ndërtimi.info/

