Arkitekturë
Shkollat më të bukura në botë [foto]
Edukimi ka për qëllim të pasurojë me dije studentët dhe një pjesë e kësaj përvoje është që të sigurohet që ata mësojnë në një mjedis cilësor. Këtë vit në Festivalin e Arkitekturës Botërore të mbajtur në Berlin në Gjermani është prezantuar një listë e shkurtër e disa prej dizajnëve arkitektonike arsimore me të bukura në mesin e shumë shkollave nga e gjithë bota.
Më poshtë kemi përzgjedhur disa nga shkollat më të bukura:
Qendra për mësimin e hershëm në Sydeny përfshin ambiente të jashtme dhe të brendshme me dhoma të hapura . Fëmijët mund të zvarriten në lëndinën e brendshme ose mund të hidhen në kutinë me rërë, të hapur të gjitha këto brenda kufijve të ndërtesës së madhe. Është projektuar nga Andrew Burges Architects.
Qendra Mandeville në Toorak të Australisë nga pamja e jashtme mund të duket shumë irrituese, mirëpo mund të ju impresionojë nga brenda. Vizitorët këtu mund të relaksohen në mobilet shumë ngjyrëshe dhe të shijojnë pamjen e gjerë të theksuar nga muret e lehta të drurit. Është projektuar nga Architectures.
Shkolla ditore e vajzave “Channing school” në Londër përbehet nga disa ndërtesa të ngjitura me një pamje të çuditshme që sjellin ndjesinë e fshatrave. Auditoriumi i lartë përmban një dizajn modern me ballkone të dyfishta dhe me shtretër 270 shkallë. Këto janë të projektuara nga arkitekti Buckley Gray Yeoman.
Në Hawthorn, Australi, Qendra Sir Zelman Cowen për shkencë krijon një lidhje natyrore mes estetikës me kangjellat e lakuara që përkulën në strukturën e tavanit. Është projektuar nga Cox Architecture. Pjesa më e madhe e enterierit të brendshëm është nga druri që të përcjellë një ambient më të qetë dhe relaksues për studentët.
Në Stamboll, Turqi, Kopshti i Bahriye Ucok ka një pamje të jashtme të gjelbëruar. Ndërtesa nga brenda është po ashtu e rrethuar me pemë. Dritaret dhe shtigjet shumë ngjyrëshe hijeshojnë edhe më shumë ndërtesën. Dizajnuar nga Dilekci Architects.
Shkolla e katedrales muzikore në Wells, Mbretërinë e Bashkuar, ku salla e koncerteve është e pajisur me dritare të hapura dhe me izolim akustikë për të mundësuar paraqitje sa më të mirë. Projektuar nga Eric Parry Architects.
Në Talin, Estoni klasat e përkohshme të betonit të formuara si një aneks i shkollës Rocca Al Mare. Një tunel gjeometrik i verdhë i udhëzon nxënësit në klasat në formë kubi, të cilat kanë një dritare në tavan për të parë jashtë. Projektuar nga Kodasema.
Shkolla Globale e Wockhardt, në Aurangabad, Indi, gërsheton gjelbërimin e natyrës me brendësinë e ndërtesës. Shkolla ka një ajrosje të mire falë dritareve me prerje rrethore në tavan që ndihmojnë për rrjedhjen e ajrit. Dizajnuar nga Mandviwala Qutub&Associates.
IKC de Geluksvogel, në qytetin holandez të Mastrihtit, ka një qasje moderne industriale lidhur me dizajnin e shkollës. Enterieri i brendshëm është i realizuar me tone të bukura natyrale nga pllakat e drurit. Projektuar nga UArchitects and Misak Terzibasiyan.
Kampusi gastronomik i Francës, në Normandinë, ofron një dizajn të ulët, të bardhë, i cili rikujton në mendje pyllin.
Shkolla biomedikale e shkencës në Phoenix, paraqet një tentim për të imituar shkëmbinjtë e kuq të shkretëtirës të ndërtuara në pjerrtësi dhe kënde të parregullta. Rrugët brenda ndërtesës kujtojnë kalimet e ngushta që gjenden në mjedisin shkëmbor të Arizonës. Dizajnuar nga CO Architects.
Kampusi Perëndimor i Universiteti Duke ngjanë më Hogwarts-in modern. Fasada e jashtme e këtij objekti dhe të gjitha xhamat ndërlidhen me arkitekturën mesjetare. Projektuar nga Grimshaw.
Kampusi Derendorf në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Düsseldorf, në Gjermani, merr një qasje mjaft brutaliste ndaj dizajnit të arsimit. Projektuar nga Nickl& Partner Architekten.
Universiteti i Kent Sibson, në qytetin britanik të Canterbury, përmban një fasadë që lëkundet nga poshtë. Projektuar nga Penoyre&Prasad.
Universiteti i Çikagos, me një seri të linjave të shtrembëruara që krijojnë një iluzion të çuditshëm. Projektuar nga Studion Gang.
Qendra Ndërkombëtare për Shkencën dhe Arsimin Ndërdisiplinor, në Quy Nhon, Vietnam, është një shtëpi njëkatëshe me ekspozim të mjaftueshëm në ambientet e jashtme. Projektuar nga studio Milou.
You must be logged in to post a comment Login