Ndërtim
Shkolla që zëvendëson në mënyrë të përkohshme objektin e mbyllur pas zjarrit në Londër
Një shkollë e mesme e përkohshme po ndërtohet për të akomoduar studentët e Akademisë Kensington Aldridge, shkolla e mëhershme e të cilëve është mbyllur nga zjarri shkatërrues muajin e kaluar.
Kompania e Britanisë së Madhe Portakabin po përdor sistemin e saj modular të ndërtimit për të ndërtuar shkollën pak më shumë se një milje larg, pranë Wormwood Scrubs – një pjesë të hapur në qytezën Hammersmith të Londrës.
Blloqet e përkohshme do të strehojnë “një shkollë të plotë” me një studio vallëzimi, një studio drame, dy dhoma arti, dy dhoma muzikore, dy punëtori teknologjike të projektimit, laboratorë shkencorë, një dhomë të ushqimit dhe dy biblioteka.
Akademia e Kensington Aldridge (AKA) u hap për herë të parë tre vjet më parë, por është mbyllur që nga zjarri katastrofik muajin e kaluar dhe pritet të mbetet e mbyllur deri në prill të vitit të ardhshëm ndërsa ekzaminimet mjeko-ligjore vazhdojnë në vendngjarje.
Ndërtesat e saj dalluese me panele të gjelbra janë projektuar nga ndërmarrja London Studio Architechts – e njëjta kompani që mbikëqyr rinovimin e kullës Grenfell prej 8.7 milion funtash. Këto ndërtesa ende duhet të kenë sisteme të ventilimit të kontrolluara dhe të pastruara nga mbeturinat.
Gjatë javëve të fundit të afatit, studentët e AKA-së kanë marrë mësime në Akademinë daneze në Burlington dhe në shkollën e mesme “Latymer”.
David Benson, drejtori i AKA-së, u shkroi të gjithë prindërve javën e kaluar për të dhënë detaje mbi “projektin që lëviz mjaft të shpejtë”, që po ndërtohet gjatë tetë javëve të ardhshme ndërsa studentët janë në pushim veror.
“Shkolla e përkohshme do të jetë një objekt mjaft i mahnitshëm”, tha Benson në letër. “Fjala ‘e përkohshme’ nuk e bën atë të drejtë. Ajo ka të njëjtin numër të klasave që ka AKA dhe ka të gjitha dhomat e specializuara që na nevojiten për të ofruar kurrikulën tonë të plotë”.
Shkolla raporton se dizajni i ri do të përfshijë pesë blloqe dykatëshe të Portakabins, ndërkohë që paraqitjet e hershme sugjerojnë se dizajni do të jehojë ngjyrat dalluese të gjelbra të ndërtesës akademike ekzistuese.
960 studentë janë regjistruar për të filluar vitin e ri akademik në shkollën e përkohshme.
Portakabin me qendër në York ka caktuar një ekip prej 70 personash për të punuar në projekt dhe do të vendosë një shtesë prej 150 sosh punë të tjera. Kostoja e shkollës së re do të publikohet nga Departamenti i Arsimit pas përfundimit të projektit.
Zjarri shpërtheu në Grenfell Tower në orët e hershme të 14 qershorit 2017. Numri i përgjithshëm i njerëzve të vdekur ende nuk është verifikuar, por thuhet se të paktën janë 80. Që atëherë, kontrollet e sigurisë janë kryer në blloqet e kullës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Siç thonë ekspertët, panelet e ndezshme kontribuan në përhapjen e zjarrit në Grenfell.
You must be logged in to post a comment Login