Arkitekturë
Shkolla e Arkitekturës në Çikago dhe lindja e rrokaqiejve

Në ditët e sotme projektimi i rrokaqiejve sa vie e bëhet një “garë” për të krijuar objekte me sa më shumë kate, bashkëkohore inovative e madje edhe ekologjike.
Por, jo gjithmonë ka qenë kështu. Krijimi i rrokaqiejve dikur bëhej në mënyrë më modeste e më sipërfaqësore. Megjithëkëtë sa herë që përmenden rrokaqiejt çdokujt i intereson të dijë se si ka ardhur deri te krijimi i tyre dhe ku janë ndërtuar për herë të parë.
Në artikullin e revistës prestigjioze “Arch2.o” dedikuar krijimit të rrokaqiejve tregohet se si ka nisur e gjithë kjo punë.
Aty shpjegohet se gjithçka ka filluar në Çikago, një qytet i vogël që kishte një popullsi të vogël prej 200 vetash dhe u bë një shtëpi moderne për më shumë se një milion e gjysmë amerikanë, deri në fund të shekullit të XIX-të. Një arsye kryesore pse Çikago ka lulëzuar jashtëzakonisht në këto 70 vjet ishte arkitektura e saj, e njohur si Shkolla e Arkitekturës.

Revolucioni industrial çoi në shumë gjëra; ndër të tjera edhe krijimin e rrokaqiejve
Revolucioni industrial filloi në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII-të dhe ndryshoi fytyrën e botës. Ai shënoi fundin e epokës së produkteve artizanale dhe futi prodhimin në masë duke përdorur makineri që punonin nga motorët me avull. Ndër produktet revolucionare që përfitojnë shumë nga prodhimi masiv është çeliku. Disponueshmëria e çelikut, përveç shpikjes së ashensorit, bëri që inxhinierët e ndërtimit dhe të strukturës të ëndërrojnë një botë të re mundësish, por mund ta përmbledhin atë në dy fjalë: “Ndërtesat e larta”.
Rrokaqielli i parë në botë ishte 10 katësh
Inxhinierët strukturor ëndërruan, por arkitektët nuk ishin aq fleksibël. Megjithatë, kjo gjë nuk ia ndaloi rrjedhën dhe rrokaqielli i parë në botë u rrit në lartësinë e saj të plotë në vitin 1884. Arkitekti dhe inxhinieri strukturor William Le Baron Jenney projektoi ndërtesën e sigurimit shtëpiak prej 42 metrash; struktura e parë e gjatë për të cilën u përdor çeliku. Ndërtesa kishte gjithsej 10 kate, të cilat u bënë gjithsej 12, 7 vjet më vonë, duke e rritur kështu lartësinë e të gjithë ndërtesës. Për fat të keq, tani ndërtesa mund të shihet vetëm nëpërmjet fotografive të vjetra për shkak se u shaktërrua në vitin 1931, për t’u zëvendësuar nga një tjetër ndërtesë e lartë, që ishte ndërtesa e bankës “LaSalle”.

Shkolla e Çikagos dominon. . . Rritet lart kudo!
Ndërtimi i objektit të sigurimit shtëpiak krijoi një prirje që vazhdon edhe në këtë ditë të lulëzojë. Nevoja për këto ndërtesa të larta tregtare u inicua, përsëri, nga revolucioni industrial. Prodhimi masiv nënkuptonte që të shiten më shumë mallra dhe kështu nevojën për hapësira të mjaftueshme komerciale rritej.
Ndërtesat e stilit komercial mund të kenë disa tipare të përbashkëta që i bëjnë ato të duken të unifikuara për atë kohë, por e vërteta është se ato se mes vete kanë më shumë laramani sesa ngjajshëmri. Kjo ishte arsyeja pse emërtimi i lëvizjes Shkolla e Çikagos nga historiani Carl W. Condit, ka krijoi debat.
Format e përgjithshme të ndërtesës ndjeknin strukturën e një kolone klasike. Katet e saj më të ulëta veprojnë si bazë, duke shfaqur një pamje të jashtme që është paksa dalluese nga pjesa tjetër e ndërtesave, zakonisht duke përfshirë më shumë xhamin. Kati i saj i mesëm vepron si bosht i kolonës. Dhe, së fundmi, katet e larta janë të kurorëzuaa me kornizë, duke zbuluar disa zbukurime të thjeshta.

Të gjitha ndërtesat përdorin një strukturë të çelikut, duke lejuar më shumë lartësi. Çeliku strukturor është prodhuar për të shmangur katastrofat e zjarrit të ngjashme si ajo e vitit 1871, në Çikago.
Ndërtesat janë të veshura, duke treguar zbukurime dhe duke i lënë hapësirë dritareve të mëdha.
Dizajni i dritareve ndoqi një sistem që siguroi depërtimin e dritës dhe ventilimit.

Siç u theksua edhe më parë, ekzistonin ngjashmëri, me ndërtesat e kësaj shkolleje por ndërtesat e Shkollës së Çikagos mbanin një ajër të diversitetit të pasuar nga arkitektët e shkëlqyer që i projektonin ato. /Ndërtimi.info/
