Aktuale
Shkelja e Ligjit të Prokurimit lë Dragashin me probleme të ujësjellësit kryesor
Dalin telashe me tenderin për vazhdimin e punimeve tre vjeçare të ujësjellësit kryesor në Dragash.
Kjo e fundit del të ketë bërë shkelje të dispozitave ligjore në përzgjedhjen e kompanisë fituese për tender “Ujësjellësi kryesor-vazhdimi i punimeve projekt tre vjeçar”, duke diskriminuar operatorët tjerë ekonomik, shkruan Ndërtimi.info
Vlerësim jo të drejtë, ekzaminim e shumë nene tjera të Ligjit të Prokurimit Publik, që pretendohej të kishte bërë kjo komunë i paraqiten kompanitë ankuese të cilat ia kishin mësyrë të aplikonin në këtë tender e që u eliminuan nga gara.
Ankesa e parë në Gjykatën e Tenderëve erdhi me 23 tetor nga konsorciumi “PUNA” Sh.P.K & N.N. INFRA PLUS” e më pas edhe nga NPT “Fanaj Inxhiniering” & “Lala”Sh. P. K.
Këto ankesa nuk shkuan në “veshë të shurdhët”. Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), angazhoi ekspert profesional të cilët pas shqyrtimit të ankesave ka rekomanduar komunën që të anuloj dhënien e kontratës dhe lëndën ta kthej në Ri-vlerësim.
Se kompanitë nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë në këtë tenderë e kishte thënë kompania NPT “Fanaj Inxhiniering” & “Lala”Sh. P. K.
Në ankesë, e cila ishte bazuar në kriterin e dhënies së kontratës thuhej se nga ana e Autoritetit Kontraktues (AK), në këtë rast Komuna e Dragashit kishte bërë shkelje procedurale të cilat nuk kanë qenë dashtë të bëhen dhe se nuk i është përmbajtur një vlerësimi të drejt lidhur me gjendjen faktike.
Kjo kompani kishte bërë kërkesë për qasje në dokumentet e operatorit ekonomik fitues, ku pas kësaj ankuesi thotë të ketë vërejtur se këtu ka pasur lëshime të mëdha në dokumentacionin e ofruar nga kompania fituese.
Kompania tjetër ankuese ishte, Konsorciumi “PUNA” Sh.P.K & N.N. INFRA PLUS” ku pretendonte se ka pas shkeje edhe të nenit 39.8 të rregullave dhe udhëzuesit operativ për prokurim publik, ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve, kriteret e dhënies së kontratës si dhe shkelje të nenit 61, rregullorja për tenderët jonomalisht të ulët.
Komuna e Dragashit në dhënien e kontratës të këtij tenderi ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik. E këto shkelje sipas tyre u bënë me qëllim, madje ishin shprehur se nuk është respektuar ekonomicieteti dhe efikasitetit, mjetet për promovimin e transparencës, informatat sekrete afasriste, e më pas duke mos trajtuar në mënyrë të barabartë operatorët ekonomik e kështu ishte bërë diskriminim në përzgjedhje të kompanisë fituese.
Anulimi i dhënies së kontratës është bërë i ditur në faqen e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).