Aktuale
Shfrytëzimi “ideal” i reshjeve të shiut
Reshjet e mëdha të shiut kanë shtyrë njerëzit të mendojnë se si mund t’i përdorim këto reshje për të përmirësuar dhe lehtësuar jetën. Në vend se të varemi nga furnizimi publik me ujë, ekziston mundësia që me anë të grumbullimit të ujërave të shiut të sigurojmë një burim plotësues të ujit të pijshëm, ujë për pastrim, ujitje e larje.
Ky sistem është shumë i përshtatshëm për shtëpitë e vendosura në zonat e largëta të cilat në kohërat e thatësirave me anë të sistemit të grumbullimit të shiut mund të bëjnë furnizimin kryesor me ujë.
Shtëpitë të cilat kanë të integruar sistemin e grumbullimit të shiut shpesh përdorin kulmet e ngushta për të filtruara ujërat e shiut në tuba, të cilët hyjnë në gropa të mëdha nëntokësore për ruajtje dhe përdorim të mëvonshëm.
Disa nga përfitimet e sistemeve të grumbullimit të ujërave tejkalojnë nevojat e përdorimit në shtëpi, duke ndihmuar në reduktimin e rrjedhjes së ujit, erozionit dhe kontaminimit. Shikoni më poshtë disa shtëpi shume bukur të dizajnuara që përdorin sistemin e mbledhjes së ujit për përdorim të përditshëm.
Kjo çati e ngritur e shtëpisë nga druri funksionon si një velë e erës që e bën rrjedhjen e ajrit në një drejtim dhe bën grumbullimin e shiut.
Për të përshtatur me strukturën urbane, një mbulesë alumini mbledh ujin e shiut dhe pastaj e vendos në një stil të fontanës Japoneze ku pastaj uji filtrohet në një pishinë.
I rrënjosur në shkretëtirë, ku uji gjithnjë është i pakët, dizajni përfshin një sistem grumbullimi modest prej 30 mijë gallonësh të shiut me një sistem filtrimi të avancuar.
Shtëpia Hilltop është e ajrosur natyrshëm, përdor energji efiçiente ,ndriçim LED dhe mbledh dhe riciklon shiun në çati.
/Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login