Aktuale
Sheshi Skëndërbej në listën e ngushtë të çmimit “Mies van der Rohe” për arkitekturë

Komisioni Europian dhe Fondacioni Mies van der Rohe kanë shpallur 40 veprat e përzgjedhura për Çmimin e BE-së, të vitit 2019 për Arkitekturë Bashkëkohore – Mies van der Rohe. E në këtë përzgjedhje është listuar edhe Sheshi Skënderbej i Tiranës, njëherish vepra e vetme që e përfaqëson Shqipërinë.
Në përzgjedhjen e 40 veprave, Kultura është programi më i përfaqësuar me gjithsej 15 vepra (muze, qendra kulturore, teatro muzikore dhe një qendër auditoriumi). Ndërtesa arsimore janë 6 (shkolla, ndërtesa universitare dhe biblioteka); Punimet kolektive të banimit janë 3 ndërsa pjesa tjetër janë objekte të ndryshme, transmeton Ndërtimi.info.
E shtet e ndryshme në këtë përzgjedhje janë paraqitur me numër të ndryshëm të veprave: Nga Shqipëria është vetëm 1 vepër, njësoi si nga Estonia nga Polonia, Portugalia, Serbia, Sllovakia e Finlanda.
Nga Portugalia janë përzgjedhur 2 vepra, e nga 2 vepra janë përzgjedhur edhe nga Italia Holanda, Irlanda, Rumania dhe Gjermania.
Nga Austria janë përzgjedhur 3 vepra, 3 poashtu edhe nga Danimarka. E me numër më të madh të veprave të përzgjedhura janë Spanja me 6 dhe Franca me 7.
Juria e përbërë nga Dorte Mandrup, Xhorxh Arbid, Angelika Fitz, Stefan Ghenciulesku, Kamiel Klaasse, María Langarita dhe Frank McDonald – u takuan për tri ditë rresht në Barcelonë për të diskutuar sfidat më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet shoqëria bashkëkohore evropiane dhe arkitektura e saj./Ndërtimi.info/
Më poshtë mund të shihni listën e projekteve dhe firmave arkitekturore të cilat i kanë krijuar ato.
