Aktuale
Shembja e dheut rrezikon qytetarët, mbyllet magjistralja Kaçanik – Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës, ka bërë të ditur se magjistralja Kaçanik – Hani i Elezit, nga sot (e martë) në ora 10.00 do të mbyllet për qarkullim deri në ndonjë vendim tjetër.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, gjatë një konference të jashtëzakonshme ka shpalosur detaje se cilat veprime do të ndërmerren në vijim sa i përket kësaj rruge.
Ai tha se në ditët në vijim do të bëhen matje të vazhdueshme nga ekspertët, në mënyrë që të dihet saktë se sa është lëvizja e terrenit në këtë segment rrugor, që të mund të merren masat e duhura në sanim të dëmit dhe për sigurinë e qytetarëve.
Kjo magjistrale parashihej me rrezik të lartë për qytetarët për shkak të shembjes së dheut ndërsa vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës për mbylljen e kësaj rruge vjen pasi në Info Magazine të Klan Kosovës, Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, tha se është përgjegjësi e kësaj ministrie për ta trajtuar me projekt të ri këtë problem infrastrukturor.
Dy pjestarë të Policisë së Kosovës, Armend Trena dhe Malësor Dashi si pasojë e një aksident trafiku në këtë magjistrale, përfunduan në lumin Lepenc duke u zhdukur për pothuajse një javë.
Trupat e tyre të pajetë u gjetën njëri sot e tjetri para disa ditësh, nga ekipet e shpëtimit në Kosovë.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/kujdes-sot-mbyllet-magjistralja-kacanik-hani-i-elezit-533709/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
