Aktuale
SHBA jep miliona dollarë për investime në Kosovë

Qeveria amerikane përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit ka ndarë një grantë miliona dollarësh për investime në Kosovë.
Kosova pas një performance të mirë dy vjeçare u rikthye në programin “Kompakt”, nga bordi i Koorporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, që udhëhiqet nga sekretari i SHBA-ve, Mike Pompeo.
Presidenti i vendit ka thënë se Kosovës i lejohet të tërheq fonde nga dy programe.
“Sonte erdhi edhe një lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qeveria Amerikane, nëpërmjet Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, ka vendosur të ndajë edhe një grant madhor për Kosovën, për investime në fushat kryesore ekonomike, siç është edhe energjia. Bordi i MCC-së i udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka rikthyer Kosovën në programin “Kompakt”, pas një performance të mirë dyvjeçare. Tani MCC-ja i ka mundësuar Kosovës që të tërheqë mjete nga dy programe: Threshold dhe Kompakt. Falënderime të mëdha për drejtorin Nash, sekretarin Pompeo dhe ekipin e MCC-së në Kosovë që udhëhiqet nga Petrit Selimi dhe Sarah”, ka shkruar presidenti në facebook.
Ndërsa, i kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se këto miliona dollarë do të investohen në fusha të ndryshme.
“Posa u njoftova se Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC ka avancuar statusin e Kosovës në programet e saja. Me këtë vendi ynë do të përfitojë dhjetëra miliona dollarë që do të investohen në fusha të ndryshme”, ka shkruar ai.
