Aktuale
“SHARE Tirana 2019” sjell Rainer Schmidt dhe Massimiliano Fuksas për të folur para publikut shqiptar

Një ndër ngjarjet më të mëdha arkitekturore që sjellë në Shqipëri folës nga e gjithë bota, “SHARE Tirana 2019”, edhe këtë vit bën bashkë mbi 25 folës, për të ndarë eksperiencat e tyre dhe për të debatuar rreth problemeve të ndryshme arkitekturore.
Përveç disa prej emrave që janë publikuar ditë më parë, folës kryesor i kësaj ngjarje do të jetë Rainer Schmidt, drejtues i këtij edicioni të “SHARE Tirana 2019”, dhe gjithashtu me një ligjëratë të veçantë do të jetë edhe Massimiliano Fuksas nga “Studio Fuksas”, shkruan Ndërtimi.info.
Schmidt, do të bashkohet me Panelin e Arkitekturës dhe Fasadave për të diskutuar mbi “Arkitekturën e peisazhit – Krijimi i një lokacioni”.

Schmidt ishte punësuar në zyrën e Gottfried Hansjacob, në Mynih në vitin 1980, së pari si udhëheqës i projekteve, më vonë si drejtor i zyrës. Në vitin 1991, ai hapi zyrat e tij për arkitekturën e peizazhit në Mynih dhe Berlin, më 1997 një degë tjetër në Bernburg / Saale. Rainer Schmidt u bë profesor i arkitekturës dhe dizajnit të peisazhit në Universitetin Beuth të Shkencave të Aplikuara në Berlin në vitin 1991. Ai gjithashtu kishte qenë si i ftuar si mysafir për te ligjëruar në Universitetin e Pekinit në Kinë dhe në Universitetin e Berkeley, SHBA.
Filozofia e suksesit ndërkombëtar të punës së Rainer Schmidt me “Peisazhin arkitekturor dhe planifikimin urban” është që arkitektura peisazhore e shekullit 21 të bëhet një impuls për të reflektuar mbi pozitën e njerëzve ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj natyrës. Zyra përkthen këto impulse në koncepte të dizajnit, duke respektuar një balanc të dizajnit dhe funksionit për perceptimin dhe përdorimin.
Ndërsa Massimiliano Fuksas, bashkë-themelues i Studio Fuksas, do të ketë një prezantim dhe debat të veçantë në “SHARE Tirana 2019” mbi atë se si arkitektura duhet të krijojë një hapësirë të formuar nga emocionet njerëzore.
Ai u diplomua në Arkitekturë nga Universiteti i Romës “La Sapienza” në vitin 1969. Që nga vitet e tetëdhjeta ai ka qenë një nga protagonistët kryesorë të skenës arkitekturore bashkëkohore.

Nga 1994 deri në 1997 ai ishte anëtar i
Komisioneve të Planifikimit në Berlin dhe Salzburg. Në vitin 1998 ai u nderua
për karrierën e tij profesionale me “Vitruvio International a la
Trayectoria” në Buenos Aires. Nga viti 1998 deri në vitin 2000 drejtoi
“VII Mostra Internazionale di Architettura di Venezia”, më pak
estetikë, më shumë etikë. Në vitin 1999 ai mori Çmimin e Madh të Arkitekturës
Kombëtare Franceze, një vit më vonë ai u emërua “Akademik Kombëtar i San Luca”
dhe u dekorua “Commandeur de l’Ordre des Arts et des Lettres de la République
Française”. Në vitin 2002 me Felloëship Honorary AIA – Instituti Amerikan i
Arkitektëve” në Ëashington D.C.
Tre vjet më vonë u bë anëtar i Académie d’Arkitekture në Paris. Në vitin 2006 u
nderua nga RIBA – Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë, në Mbretërinë e
Bashkuar dhe u emërua Cavaliere di Gran Croce della Repubblica Italiana. Në
vitin 2010 ai u dekorua me Légion d’Honneur nga Presidenti francez. Prej vitit
2000 deri në vitin 2015 ai ishte autori i kolonës së arkitekturës – themeluar
nga Bruno Zevi – në revistën italiane “L’Espresso” dhe nga viti 2014
deri në 2015 ai së bashku me gruan e tij, ishin autorië të kolonës “Design” në
gazetën italiane ” La Repubblica “.
Tash e sa kohë ai i kushton vëmendje të veçantë studimit të problemeve urbane
në zonat e mëdha metropolitane.
